KaliendoTek Interi dikush mendoi per Dungen... Kaka me prane me Leon

Menaxheri i famshem Antonio Kaliendo qe ka si kliente edhe Kakane zbuloi se ardhja e Leonardos tek Interi mund te afroje me teper numrin 10 te Brazilit me Interin nderkohe qe per sa i perket ceshtjes se teknikut ai tregoi se Morati i ka telefonuar edhe Dunges
Ardhja e Leonardos tek Interi mund te afroje edhe me shume Kakane. Duket se makthi i milanisteve po kthehet ne realitet. Nje deklarate e tille e bere nga njeri prej menaxhereve me eksperte le te kuptoje se ish-numri 22 i Milanit gjate merkatos se janarit mund te lere Madridin per te kaluar tek Interi. Vete Antonio Kaliendo menaxher edhe i Trezegese dhe Maikonit me pas hodhi poshte zerat qe flasin per nje shkembim te mundshem midis Maikon-Kaka Kam degjuar shume per nje shkembim te tille por sinqerisht e shoh te pamundur - tha Kaliendo per Sky Sport 24. Askush nuk mund te mendonte se pas gjashte muajsh Interi do te nderronte drejtues ne pankine. Ndersa per sa u perket kampioneve te mi u referohet Kakase dhe Maikonit ju tregoj se dy lojtare te ketij niveli me veshtiresi mund te nderronin skuadrat ne mes te sezonit. Keta jane lojtare te nivelit boteror qe programojne me se miri transferimin e tyre. Ketu MSDN te perjashtojme kalimin e Ronaldinjos tek Gremio. Per kete ceshtje duhet te flasim ndryshe Dinjo po rikthehet ne shtepi.
Kaka tek Interi
Mbase Kaka do te beje si Leonardo para se te hedhe firmen ne kontraten qe do ti ofroje Interi do ti telefonoje me pare Galianit Administratorit te Deleguar te Mialnit. Ky i fundit ne ditet ne vazhdim mund te prese nje telefonate per tij duke qene se kalimin e Kakase tek zikaltrit e konfirmoi edhe pse me gjysme zeri Kaliendo Leonardo mund te beje shume mire tek Interi. Ai tregoi vetite qekur drejtoi Milanin. Ai eshte nje person me personalitet te madh keshtu them se do te beje shume mire. Mendoj se Leo me kalimin tek Interi mund ti hape rruge edhe rikthimit te Kakase ne Milano.
Dunga Dikush mendoi per te
Menaxheri i njohur ne fund te fjales se tij rrefeu edhe nje sekret te cilin askush nuk e dinte Me sa di une dikush tek Interi kishte marre disa informacione per Dungen. Pra dikush mendonte se pikerisht Dunga do te ishte pasardhesi i Benitezit. Dunga kur la kombetaren braziliane tregoi se deri me 31 dhjetor kerkonte qe te dezintoksinohej nga futbolli dhe te qendronte keshtu prane familjes. Ne kete pike Dunga mbajti fjalen me sa duket - perfundoi Kaliendo.
Interi i Leonardos
Edhe pse Leonardo qe nga 29 dhjetori do te kete mundesi te filloje punen tek Interi duket se mediat italiane kane zgjidhur tashme shume prej disa dilemave qe mund te kete tekniku i ri nga Brazili. Njera prej tyre eshte edhe ajo e skemes. Keshtu sipas Corriere dello Sport braziliani do te rreshtoje te tijte me skemen 4-3-3. Keshtu katershja e mbrojtjes do te formohet nga e djathta ne te majte nga Maikon Lucio Ranokia ndodhet akoma tek Xhenova gjithcka mund te zgjidhet me 28 ose 29 dhjetor dhe Zaneti. Nderkohe treshja e mesfushes do te formohet nga Kambiaso Shnajder dhe Tiago Mota. Ndersa ne sulm do te qendroje i vetem Diego Milito i cili do te mbeshtet nga Eto dhe Kaka nese kalon ne Milano.