Red Bulli ironizon Ferrarin me kartolinen e Krishtlindjeve

Rivaliteti midis Red Bullit dhe Ferrarit duket se eshte ne maksimum. Skuderia austriake per Krishtlindje perfitoi per te ngacmuar koleget nga Maraneloja. Keshtu ne kartolinen qe u ka drejtuar tifozeve te saj skuderia e Fetelit dhe Veberit u eshte referuar qarte skenave qe beri Ferrari ne Cmimin e Madh te Gjermanise ne Hokenhaim ku Masa i hapi rruge Alonsos. Babagjyshi eshte me i shpejte se ty ju lutem mund te ma konfirmosh nese e ke e kuptuar kete mesazh - lexohet ne kartoline ku duket qarte Red Bulli i ndjekur nga nje babagjysh i Vitit te Ri. Fraza eshte e njejte me ate qe degjuam ne Hokenhaim vetem se ne Gjermani inxhinieret i thane Mases Alonso eshte me i shpejte se ty a e kuptove mesazhin...