E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaliforni: Zjarri shkatërron shtëpitë

Flakët e zjarrit kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe kanë detyruar dhjetëra qindra banorë që të braktisin banesat e tyre në qytetin Montecito, në Californi. Autoritetet locale njoftojnë se flakët e zjarrit filluan të përhapen të enjten dhe besohet se shkak për këtë është bërë ndezja e një lënde djegëse. Po sipas autoriteve zjarri ka nisur në orët e vona të mbrëmjes në afërsi të zonës ku banonte një komunitet prej 10 000 banorësh, dhe që gjendet rreth 5 milje ne jug të Santa Barbara-s. shpejtësia e madhe e erës e cila është llogaritur në 112 km në orë, ka ndikur në përhapjen massive të flakëve përgjatë kondrave në këtë zonë të kalifornisë. Deri më tani, nuk është informuar për të plagosur apo viktima, dhe ende nuk është saktësuar numri I shtepive të shkatërruara. Ndërkaq ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësat kane vijaur gjatë gjithë natës për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›