E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaliforni, punonjësit e Toyotas protestojnë për mbylljen e uzinës

Qindra protestues u mblodhën ditën e enjte jashtë ambasadës Japoneze në Uashington, duke shpresuar që të bindin në mosmarrjen e vendimit për mbylljen e një fabrike në Kaliforni.
Marshimi u organizua nga Punonjësit e Bashkuar të Makinave dhe Unioni Teamsters.
President ii Teamsters James Hoffa, gjithashtu dorëzoi një letër për kryeministrin japonez Yukio Hatoyama duke i bërë thirrje për një takim me zyrtarët e qeverisë japoneze dhe me anëtarët e ekzekutivit Toyotas.
Prodhuesi japonez i automakinave njoftoi vitin e kaluar se do të mbyllë degën e saj në Fremont të Kalifornisë. Dega e Toyotas është e vetmja në këtë vend dhe numëron rreth 4700 punëtorë. Toyota, e cila renditet e dyta në shitje në SHBA pas General Motors, është zhytur në një krizë të gjatë, çka ka bërë të pezullohet prodhimi dhe shitja e saj në SHBA . "Ne jemi këtu duke demonstruar kundër lakmisë korporatës Toyota," tha Hoffa.
Punonjësi në kompaninë Toyota Ron Lopez kishte ardhur në protestë së bashku gruan e tij jashtë ambasadës. Ai tha se ishte i punësuar prej 20 vitesh në uzinën Fremont, dhe se bashkë me bashkëshorten e tij janë të shqetësuar, pasi ata do të humbasin punët e tyre. "Kjo nuk ka pse të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë. Toyota mund të ndryshojë vendimin për mbylljen e uzinës", tha Lopez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›