Kryeministrit japonez i dërgohet një plumb me postë
Personeli i sigurisë ka zbuluar nëpërmjet aparatit me rreze X një plumb dërguar kryeministrit. "Ata i kanë dhënë zarfin e mbyllur policisë, e cila ka konfirmuar menjëherë që bëhej fjalë për një plumb'', theksoi një zëdhënës i zyrës së kryeministrit. Objekti shoqërohej me një shënimin ''vdekje''. Që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së qendrës së majtë drejtuar nga Hatojama në shtator, pas më shumë se 50 vjet nga dominimi i konservatorëve, shumë plumba janë dërguar në zyrën dhe shtëpinë e Ozavas si dhe në selinë e PDJ dhe televizionit privat TV Asahi.