E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash, rëndohettrafiku radhae makinave mbi 3 km

KUKËS- Jemi mësuar të dëgjojmë për fluks e radhë makinash në doganat e Kapshticës, Kakavijës, edhe në portet kryesore të vendit, por këtë herë e njëjta situatë ka ndodhur edhe në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Raportohet se një fluks tepër i madh mjetesh duan të kalojë këtë tunel, për tu kthyer në Kosovë. Radha e mjeteve arrin deri në 3 km, cka e bën edhe më alarmante situatën.

Sitiata paraqitet e rënduar prej disa minutash, ndërkohë që shkak për rëndimin e trafikut në këtë pikë kalimi, dyshohet të jetë bërë fluksi i madh i makinave që duan të kthehen sot në Kosovë, pasi kanë kaluar pushimet në plazhet shqiptare.

Vetëm ditën e sotme, rreth 15 mijë makina kanë kaluar tunelin e Kalimashit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›