E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen 5 biznesmenë për trafik droge në Itali

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi në një konferencë për shtyp ka dhënë detajet e operacionit i cili është kryer gjatë së shtunës, në Tiranë dhe Vlorë pas dy vite hetimi. Biznesmenët shqiptarë ishin në listën e shumë të kërkuarve nga autoritetet italiane në hetim për trafik ndërkombëtar droge. Në kuadër të operacionit të koduar ndërtuesi kanë përfunduar në pranda shtetasit, Arben Veliko, 43 vjec, (ndërtues), Latimir Hoxha, 37 vjec (biznesmen), Panajot Dhiamandi, 35 vjeç, (ndërtues), Sokol Kashta, 47 vjec (ndërtues), Orges Jahelezi,33 vjec(biznesmen).

Dyshohet se personat e sipërpërmendur kanë trsnaportuar ne vitin 2008 drejt Italisë rreth 12 kg drogë të llojit heroinë. Mbi biznesmenët gjithashtu rëndon akuza e pastrimit të parave me anë të aktiviteteve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›