E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvritet 38-vjecari nga Bërdica

Fillimisht u dyshua për një vrasje, por sot specialistë të hetimit kanë arritur në konkluzionin se 38-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri pistolete.

Dashamir çerjani u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme nga të afërmit e tij, të cilët njoftuan policinë. Kjo e fundit në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës nisën hetimet në dy pista; në një vrasje të mundshme dhe vetëvrasje. Sipas policisë pranë trupit të viktimës u gjet dhe një pistoletë tip Makarov, së bashku me 1 fishek në
fole dhe 6 fishekë në krehër.

Të afërmit I kanë deklaruar policisë së çerjani kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime psiqike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›