E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimi me letërnjoftime,pengesa nga maqedonasit

Probleme ne piken e kalimit kufitar te Qafe Thanes. Ne diten e pare te hyrjes ne fuqi te marreveshjes per levizjen e ndersjellte te qytetareve nga  Shqipëria ne Maqedoni,  me leternjoftime jane shfaqur pengesat e para.

Burime nga dogana bejne me sije se pala maqedonase ka bllokuar levizjen.

Ajo pretendon se nuk kanë urdhër zyrtar nga Shkupi që të njohin kartën e identiteti si mjet identifikimi për të kaluar kufirin.

Nderkohe qe marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit).

Ajo u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë.

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›