E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet Tirana. PS kerkon kthim te ceshtjes ne KQZ

Shtyhet dhe më maratona ligjore e bashkisë së Tiranës. Në seancën gjyqsore që pritej të vendoste nëse do do të kishte përsëritje zgjedhjesh në 284 qendra votimi, socialistët kanë tërhequr padinë. Selia rozë ka të depozituar në kolegj një tjetër ankesë e cila kërkon të detyrojë KQZ- në të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmërinë në mbi gjysmën e qendrave të votimit të kryeqytetit. Kërkesë të cilën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte refuzuar të merrte në shqyrtim, për skadim afatesh.

Do të jetë gjyqi i nesërm me relatore Sashenka Jonuzin ai i cili do të vendosë nëse beteja për drejtimin e kryeqytetit do mbyllet këtu apo do të ketë të tjera seri.

Në seancën e së mërkurës, PD-ja kërkoi që dy kërkesat e selisë rozë të bashkoheshin në një, gjë që u konsiderua një taktikë hileqare nga PS e cila bëri dhe lëvizjen e saj.

“Ne hoqëm dorë pasi pamë një tentativë të qartë nga ana e PD për të bashkuar dy çështje që nuk mund të bashkoheshin. Nga kërkesa për pavlefshmëri nuk kemi hequr dorë. Padia tjetër ka të bëjë me detyrimin e KQZ që të shqyrtojë këtë kërkesë për pavlefshmëri. Ne prapë do të vijmë në kolegjin Zgjedhor”- deklaroi përfaqësuei ligjor I PS, Damian Gjiknuri.

“Ne jemi përpara një taktike zvarritëse të PS. Sumojnë Kolegjin haptazi dhe thanë ‘nuk kemi besim tek juve’. Kështu përkthehet kjo. Përpiqen të kërkojnë një vendim të favorshëm nëpërmjet një trupi tjetër gjykues- deklaroi përfaqësuesi ligjor I PD-së, Oerd Bylykbashi.

Në rast se Kolegji e sheh të pavend rikthimin e çështjes në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, sic kërkon PS, kjo e fundit humb përfundimisht të drejtën për të kërkuar pavlefshmërinë, pasi nuk ka më afate ligjore në  dispozicion. Me rrëzimin e padisë të të majtëve merr fund dilema se kush e ka fituar kryeqytetin. Por e kundërta ndodh nëse çështja i kalohet KQZ-së. PS në këtë mënyrë i rikrijohen edhe një herë hapësira ligjore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›