E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalkulimet e pafundme

Viti qe po iken mblodhi se bashku nje lume diplomatesh nga me te njohurit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara. Per te dhene mesazhe te qarta ndaj politikes shqiptare Duhet te lihen menjane egot politike dhe te mendohet realisht per popullin. E thene me shkoqur diplomatet e huaj kane kerkuar nga ata qe bejne politiken e Shqiperise qe te mos kalkulojne kaq shume dhe kaq gjate shkaqet dhe pasojat e atyre qe bejne mes vedi por ti japin nje dore edhe te ardhmes se popullit drejt aspiratave per integrim tejet te njohura per kedo

Nga Edison Kurani

Jemi ne oret e fundit te vitit 2010. Nje vit i cili per ne njerezit e medias ishte tejet intensiv. Plot ngjarje dhe zhvillime te papritura. Aq sa ne punen tone shpesh shume gjera kane shkuar dem mjaft te kujtojme sa e sa lajme dhe prodhime te tjera te stafit si ne cdo gazete kane perfunduar ne mos ne kosh ne raportime te shkurtra. E gjitha kjo per shkak te surprizave te shpeshta qe ofroi politika dhe aktoret e tjere te jetes ne vend. Nga ana tjeter kete vit qe lame pas u perballem dhe me tejzgjatje pse jo te lodhshme te ngjarjeve shpesh te padobishme jo vetem per shqiptaret ne teresi por edhe per organizatoret dhe protagonistet e tyre.

Megjithate duke e konsideruar pjese te punes sone te perditshme qe ndalet vetem ne keto pak dite te nderrimit te viteve kemi arritur ashtu sikunder do te vazhdojme ta bejme te sjellim para lexuesve ne kohe dhe me saktesi gjithcka ka ndodhur ne Shqiperi. E kemi bere kete duke mos ngurruar te presim edhe pak ore para agimit te rejat me te fundit ne ngjarje te vrullshme politike sic ka qene greva e urise se opozites. Apo dhe evenimente te paharrueshme sociale duke raportuar pak minuta para dergimit per prodhim dhe pak ore para daljes ne pikat e shitjes castet emocionuese te daljes se pare pa viza te shqiptareve.

Viti qe po iken mblodhi se bashku nje lume diplomatesh nga me te njohurit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara. Per te dhene mesazhe te qarta ndaj politikes shqiptare Duhet te lihen menjane egot politike dhe te mendohet realisht per popullin. E thene me shkoqur diplomatet e huaj kane kerkuar nga ata qe bejne politiken e Shqiperise qe te mos kalkulojne kaq shume dhe kaq gjate shkaqet dhe pasojat e atyre qe bejne mes vedi por ti japin nje dore edhe te ardhmes se popullit drejt aspiratave per integrim tejet te njohura per kedo.

Sigurisht qe kete vit kemi pasur seri ngjarjesh te hidhura qe pothuajse nisin dhe perfundojne aty tek aksidentet. Qe sivjet moren jete njerezish duke mos kursyer as femije gra e te moshuar. Ata pane fundin e tmerrshem krejt te pafajshem.

Sadoqe policia ben te veten duke kryer procedurat rutine te hetimit nje gje eshte e sigurt. Faji nuk eshte gjetur. Shteti me te veten duke u mbrojtur se infrastruktura rrugore nuk ka qene shkak paresor dhe drejtuesit e mjeteve te tragjedive me te tyren duke kembengulur se ishin te pafuqishem per ti shmangur. Nje gje dihet ama e sigurt As rruget nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire dhe as shoferet nuk jane te kulluar sic hiqen duke mos kursyer shpesh shkeljet ne qarkullim.

Ndalja ime pak me gjate ne kete argument e ka nje arsye Duam qe mot te tilla tragjedi te ndodhin me pak. Si dhe sa do te jete e mundur i perket shtetit ta beje duke u treguar realisht efektiv ne shmangien e tyre.

E vec kesaj mot duam qe babagjyshi i Vitit te Ri qe i madh e i vogel e di fort mire se eshte shteti dhe aktoret politike brenda e perreth tij te na sjelle me pak sherre mes partish. Dhe me pak akuza e kunderakuza. Shkurt me pak jete te eger politike.

Pse jo do te donim te na sjelle me shume tryeza te rrumbullaketa por jo duke hyre formalisht apo ca me keq duke dale cubshe prej tyre por duke shtrenguar duart pas firmosjes se cdo marreveshjeje te mundshme qe do ti jepte dobi permiresimit te jetes ne vend. Sepse eshte e provuar ne keto dy dekada sistem demokratik se cdo marreveshje e bere dhe e zbatuar direkt apo indirekt ka sjelle dobi per shqiptaret dhe sistemin ku jetojme.

Ndersa permendim dy dekadat e demokracise smundemi kurrsesi te leme menjane po aq kohe te gazetes se pare te perditshme te cilen ju edhe sot e per shume vjet e gjeni cdo mengjes ne piken me te afert prane shtepise apo zyres suaj.

Koha Jone lindi dhe u rrit me pluralizmin dhe padyshim qe te dyja kane perfituar nga njera-tjetra. Kjo e perditshme ka zbatuar me se miri nje nder parimet themeltare ate te se drejtes per informim duke u ofruar shqiptareve dhe botes te rejat per ate cka ndodhte cdo dite ne Shqiperi.

Duke nisur qe nga themelimi me 1991 e deri tani qe po i afrohemi vitit 2011 kjo e perditshme ka qene vazhdimisht shkolle per gazetaret. Sepse sic shprehen shume prej atyre qe kane punuar me Koha Jone sot te shperndare ne drejtimin e mediave apo institucioneve te rendesishme Koha... ishte dhe mbetet nje shkolle e mirefillte gazetarie. Sidomos ne ato vite kur shtypi ishte i paket dhe uria per informim e pandalshme.

Natyrisht konkurrenca edhe ne tregun mediatik ka sjelle ndryshime. Te cilat jo gjithmone jane te ndershme e jo gjithmone profesionale. Por duke mos cekur shume keto aspekte nje gje e kemi bere dhe do te vazhdojme ta bejme ne menyre profesionale Te raportojme lajmet ashtu sic ndodhin. Edhe pse ne menyre siperfaqesore por ndonjehere tendencioze ndokush mund ta quaje pozicionim politik. Gjithkush eshte i qarte se nuk mund te quhet i tille nese evidenton arritjet e nje pale dhe mangesite e nje tjetre. Ne e kemi bere kete. Duke mos qene bujare apo koprrace as me njeren e as me tjetren pale. Po ashtu duke mos kursyer as mazhorancen e as opoziten per nxjerrjen ne pah te vlerave te cdo levizjeje te tyre sidoqofshin ato me impakt pozitiv apo negativ.

Viti 2011 shenon nje jubile per Koha Jone dhe ne do te jemi ketu per tju shpene gjithmone sa me afer lajmit. Me urimin per nje vit te mbare per te gjithe shqiptaret kudo jetojne shpresojme shume se 2011-a do te sjelle lajme gjithnje e me te mira. Sepse ne shqiptaret jemi te etur per to.

Marre nga Koha Jone - Titulli origjinal Viti qe lame pas ai qe vjen dhe 2 dekada Koha Jone

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›