E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat me cizme dhe fatura e Shkodres

/ /

NgaERVIN BUSHATI

Viti po mbyllet dhe jo gjithe Shqiperia po feston njesoj. Ne fakt duket se ka pak per te gezuar dhe me shume per te reflektuar me ftohtesi ne dimrin e radhes.Nje bilanc i kryer ne kohe nje bilanc racional ndihmon gjithmone te tera palet ne nje shoqeri qe mendon jeton dhe gjykon ne liri. Nen uje dhe ne kete vit te ri qe afron Shkodra ka te gjitha arsyet qe te ndihet e zhgenjyer e braktisur dhe e demtuar. Ministrat me cizme ne terren nuk te japin as buke as ngrohje dhe as siguri.
Ky do te ishte rasti qe shteti dhe qeveria te provoje para ketyre banoreve te deshperuar se interesohet dhe kujdeset le te shperndaje demshperblimet para Vitit te Ri ose ne pamundesi financiare te beje publik standardin qe do te vendose ne vleresimin real te demeve dhe demshperblimeve qe do te marre cdo i demtuar. Kjo te kryhet tani para se te kemi nje vale te dyte permbytjesh - eksperienca e ketij viti na ben te besojme ne probabilitetin e paster matematik qe te carmatos me mire se cdo retorike politike.
Pembytjet masive lane pas nje grope te thelle ne ekonomine bujqesore te fermereve dhe fshatareve te zones se Shkodres dhe me gjere ne tregjet bujqesore ne qytet nga njera ane kemi bujqesi te kalbur dhe bageti te ngordhura nen uje nga ana tjeter kemi cmime ushqimore me te larta ne qytet prej mungeses se tyre ne treg. Shteti eshte sa fajtor aq dhe i pazot per te kuptuar shkallen e rende te demit shkaktuar shqiptareve - ndaj dhe nuk mund te perballoje dot situaten ashtu si nuk mundi ta parandaloje ate.
Demet masive dhe te pariparueshme ne fshat kane shkaterruar prodhimin bujqesor ne zonen me te madhe e pjellore ne veri te vendit duke varferuar gjithe popullaten qe sot gjendet akoma nen uje. Deme te pallogaritshme shkakton permbytja dhe ne qytete ku do te mungojne ushqimet dhe prodhimet duke rritur ne menyre te menjehershme cmimet ne tregjet ushqimore e bujqesore. Kur te rriten cmimet e ushqimeve dhe prodhimeve bujqesore ne treg para festave te fundvitit faji do te jete i qeverise se permbytjeve.
Qeveria po e kthen ne mesjete gjendjen e pronave dhe te tokave ne Veri ashtu si ne gjithe Shqiperine. Fusha te tera jane sot pre e ujerave dhe nje kenete e pamate shtrihet e pacenuar aty ku deri dje ishin tokat me te begata nga Shkumbini e lart. Kenetat dhe mocalet po perparojne me nje hap te sigurt per vit ne mungese te pergjegjesise qeverisese ne infrastrukture legjislacion fonde dhe parandalim si i takon nje shteti ne vitin 2010.
Qeveria nuk ka pse pret permbytjen e radhes per te bere publik standardin minimal qe duhet te miratoje per demshperblimet per banoret ne Shkoder ne bujqesi prona shtepi biznese etj. si parametra mates orientues. Ndonese qeveria akoma nuk ka dhene transparence per menyren e vleresimit te demeve ne Shkoder edhe pas paketes se propozuar nga PS-ja koha nuk pret per njerezit e lene ne balte nga shteti ne veri te vendit.
Demshperblimet duhet te fillojne tani para ndonje situate tjeter emergjence te paralajmeruar. Sa me shume kalon koha aq me e veshtire behet rivendosja e normalitetit ne jeten e ketyre banoreve aq me e veshtire behet rivendosja e besimit te qytetareve ne gjithe vendin ne drejtesine e nje shteti te ngurte vetem ne ndjenja.
PS-ja eshte gati te ofroje - perseri- zgjidhjen politike dhe analizen ekonomike per te ndihmuar banoret e permbytur tani ne fillim te dimrit. Standardet e propozuara perafrojne me Europen reagimin shteteror ndaj dramave njerezore te nivelit te tille. Parametra standard vleresimi minimal vleresimi ne terren te nise nga kjo baze
Shtepi te demtuara 10 000 euro
Biznes/Prona 20 000 euro
Bujqesi 5 000 euro/ha
Qeveria nuk duhet ti kundershtoje keto shifra qe jane humane dhe prane realitetit te hidhur qe vuajne banoret e Shkodres dhe me gjere. Me kete rast vendoset nje standard jetese minimal me njerezor ne te ardhmen gjithashtu vendos nje peshe reale mbi kete katastrofe qe te mos perseritet me. Ne te njejten kohe banoret e zones dhe gjithe shqiptaret ndergjegjesohen dhe te kerkojne te drejtat dhe detyrimet qe shteti u ka taksapaguesve dhe njerezve te thjeshte ne kete vend.
Me mire nje diagnoze pa semundje sesa nje semundje pa diagnoze. Vetem keshtu mund te parandalojme si shoqeri fenomene teresisht te parashikueshme te menaxhueshme dhe te kontrollueshme ne jeten tone. Pergjegjshmeria e shtetit duhet te jete me akute ne raste te veshtira para se te marre mbi vete merita te pamerituara ne rastet kur shpalos flamujt e fitoreve me ngut.
Nese qeveria ka propozime te tjera le te beje transparente standardet e veta te demshperblimit - perpara se te nise komisionet e vleresimit virtual dhe gjithmone si kofini mbas te vjelit. Qytetaret dhe populli pret me durim sepse e vuan me dhimbje situaten apokaliptike ne veri te vendit. Populli duron por nuk harron ate qe ndjenjat ia tregojne me mire se arsyeja e mjegulluar nga fjalimet plot pathos ne Parlament prezenca e ministrave me cizme apo retorika politike ne front retorika e ftohte dhe pa fryte. Nderkohe qe cdo dite qe kalon nen uje dhe ne te ftohten e harreses shteterore per Shkodren e ben te qarte se kujt i mbeti si gjithmone fatura ne fund.
Sekretar Ekonomik PARTIA SOCIALISTE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›