Luminoll
NgaARTAN GRUBI
Luminoll eshte nje substance kimike e sofistikuar qe perdoret nga mjeket ligjore per te detektuar gjurmet e gjakut te lena ne vendet e krimit pasi reagon ndaj hekurit te gjetur ne hemoglobine. Vendi erresohet dhe luminolli ne forme spraji vendoset mbi vendin e dyshuar. Ne rast se ka pasur gjak ne ate vend luminolli do te shndrit me ngjyre te kalter per rreth 30 sekonda dhe efekti dokumentohet si prove me ane te fotografimit. Gjaku nuk mund te fshihet as me pastrim e as me lyerje me ngjyrosje te vendit ku ka pasur gjak.Qe nga viti 2000 e gjer me 31 dhjetor 2004 po punoja per Gjykaten Nderkombetare per Krime Lufte ne
ish-Jugosllavi me te njohur per opinionin e gjere si Tribunali i Hages. Ne fillim te shkurtit te vitit 2004 udhetova me veturen zyrtare i shoqeruar nga nje roje per Tirane ku kishim lene takim me nje hetues te Tribunalit te Hages. Veturat tona si asnjehere me heret ishin te mbushura me kazme dhe me mjete tjera.
Pasi u vendosem ne nje hotel modest ne qender te Tiranes vajtem per darke ne nje nga restorantet ne rrugen e Elbasanit. Aty takuam nje grupim te mjekeve ligjore nga UNMIK-u te cilet i udhehiqte Jose Pablo Barybar prepotenca e te cilit sec me krijoi nje pershtypje jo te kendshme per te. Te nesermen u nisem per ne qytetin e Burrelit. Aty kishim veshtiresi te vendoseshim pasi qyteti kishte vetem nje hotel te vogel. U ndame ne dy grupe disa qendruan ne hotel e te tjeret ne nje shtepi private ku edhe darkuam te gjithe bashke. Pronari po na tregonte me krenari per prejardhjen e Mbretit Zog nga ajo zone dhe per vilen e tij ne maje te nje kodre perballe vendit ku po qendronim. Ne afersi Ushtria lirimtare e Kosoves gjithashtu kishte pasur nje kamp te madh trajnimi.
Te huajt qe po i shoqeroja po kerkonin nje shtepi ne fshatin Gurre te Burrelit. Ishim te shoqeruar nga prokurori i rrethit nje burre i ri e kujtoj si patriot dhe mendjemprehte dhe shoqeruesit e tij. Rruges ndaluam ne disa vende. Me ne fund arritem ne nje shtepi te izoluar nga fshati me asgje perreth saj. Qe te gjithe u dakorduan se kjo ishte shtepia qe po kerkonin. Familjaret e habitur po pranonin shpjegime nga prokurori shqiptar i cili as vete nuk e kishte te qarte se cfare po kerkohej dhe se pse kishin ardhur keta te huaj ne kete vend. Nje foshnje e sapolindur dhe femijet e tjere po prisnin jashte duke mos kuptuar se cfare po ndodhte. Dreka po zihej ne kazan ndersa mjeket ligjore dhe hetuesi po benin punen e tyre. Dhe kjo pune vazhdoi gjer vone ne mbremje. Po behej ftohte dhe dreka mbeti ne kazan. Familjaret mbeten pa dreke dhe pa darke si dhe pa informacionin se cpo ndodhte ne shtepine e tyre dhe cfare po kerkohej. U larguam nga shtepia nga fshati nga Burreli dhe nga Shqiperia ashtu sic kishim hyre heshturazi pa shume buje.
Vite me vone dhe pas disa perpjekjeve te deshtuara per ringjallje te dyshimeve del nje raport nga nje person qe nuk eshte as hetues as polic as prokuror. Ky raport nuk eshte asgje tjeter pervec se permbledhje e perpjekjeve te deshtuara te mehershme. Ku eshte dallimi Pse ky raport mori kaq jehone kete here ndryshe nga perpjekjet e kaluara Ky person duke pasur parasysh te gjitha ato perpjekje dhe me qellim te riaktualizimit te ceshtjes dhe mbajtjes se saj ne agjenden e mediave vendore dhe nderkombetare me mjeshtri i vuri emer e mbiemer gjithe kesaj afere. Dhe jo vetem nje emer por e emertoi edhe me emra tjere edhe me nje ushtri te tere edhe me nje komb te madh dhe me dy shtetet e tij. Kjo eshte ajo qe e dallon raportin permbledhes te Dick Marty me ato te mehershmit dhe kjo eshte arsyeja e jehones se madhe ne te cilen hasi ky raport. Po qellimi Inkriminimi i nje kombi te tere dhe i perpjekjeve per liri dhe demokraci neperkembeza ndaj procesit te haperimit drejt Europes pas fitores ne Gjykaten Nderkombetare te Hages sfidimi i rruges se Shqiperise drejt statusit vend kandidat per anetaresim ne BE nxitja e krizes ne Ballkanin veriperendimor dhe thellimin e ndarjeve duke bere te pamundur pajtimin te gjitha keto dhe te tjerat ne sherbim te forcave te erreta qe mbajne peng perspektiven euroatlantike te gjithe rajonit. Shqiptaret perfundimisht u bene faktor vendimmarres ne Ballkan dhe asnje proces ne Ballkan nuk mund te realizohet pa pelqimin e shqiptareve. E shqiptaret pervec se u faktorizuan ne kete rajon jane edhe miq te SHBA dhe vendeve te Europes Perendimore. Keto vende tashme kane nje mik te fuqishem ne rajon dhe kjo miqesi e ky ndikim do te hase ne raporte te tilla dhe neperkembeza ne rrugen tone drejt familjes euroatlantike.
Shkrova me larte qe luminolli zbulon gjakun ne cdo rrethane por cila substance kimike zbulon genjeshtren cila zbulon mashtrimin cila zbulon djallezine dhe qellimet makevijaliste Kur te zbulohet kjo substance raportet si ky i Dick Marty dhe te ngjashem do te jene subjekt i fushatave te aktivisteve per te shpetuar pyjet sepse shtypja e raporteve te tilla eshte krim kunder natyres qe kontaminon ambientin dhe rrezikon shendetin njerezor.
Asnje njeri nuk mund ta dije se ku do te shkoje ne rast se nuk e di se ku ka qene dhe si ka arritur ketu ku eshte. Budha vazhdon te thote qe vetem dy gabime mund te behen gjate rruges per te arritur deri te e verteta te mos shkosh deri ne fund ose te mos fillosh fare.
Levizja Qytetare ZGJOHU Shkup