E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi e shenjtoreve

/ /

NgaBESNIK MUSTAFAJ

Ne fund te javes se pare te dhjetorit te sivjetshem ne qytetin e Shkodres ndodhi nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e qyteterimit shqiptar te te gjitha koherave. Ne katedralen e bekuar te ketij qyteti u zhvillua seanca e fundit e Gjyqit Kishtar Kanonik per shpalljen martire te Kishes Katolike te 40 klerikeve e laikeve te ekzekutuar gjate shekullit te njezete ne trojet shqiptare. Nder martiret njeri eshte viktime e kohes se mbreterise shqiptare nje tjeter eshte viktime e dhunes serbe ne Kosove dhe tridhjete e tete nderruan jete nen mizorite e diktatures komuniste. Jane Imzot Vincenc Prennushi OFM Imzot Frano Gjini Imzot Jul Bonati Don Alfons Tracki Don Anton Muzaj Don Anton Zogaj Don Dede Macaj Don Dede Malaj Don Dede Plani Don Ejll Deda Don Jak Bushati Papa Josif Mihali Don Josef Marksen Don Lazer Shantoja Don Leke Sirdani Don Luigj Prendushi Don Marin Shkurti Don Mark Xhani Don Mikel Beltoja Don Ndoc Suma Don Ndre Zadeja Don Pjeter uni Don Shtjefen Kurti At iprian Nika OFM At Gasper Suma OFM At Gjon Shllaku OFM At Karl Sarreqi OFM At Mati Prenushi OFM At Serafin KOda OFM At Daniel Dajani SI At Giovanni Fausti SI Vella Gjon Pantalia SI Zoteri Fran Miraka Zoteri Mark uni Zoteri Gjelosh Lulashi Zoteri Qerim Sadiku Zonjushe Maria Tuci At Luigj Paliq OFM Don Gjon Gazulli. Seanca gjyqesore u parapri nga njw meshe. Ne kete ceremoni te cilen e perfytyroj te mrekullueshme ishte i pranishem edhe mekembesi i Papes Benedikti XVI Kardinal Claudio Hummes. Ne vazhdim i gjithe fondi me dokumente lidhur me keta martire percillet ne Vatikan ku fjalen e fundit e thote Papa sipas te drejtes kanonike dhe te 40 martiret tane shpallen shenjtore.
Ky gjyq sic mesojme ka zgjatur tete vjet. Por pergatitjet per te kane filluar menjehere me rikthimin e te drejtes se besimit ne Shqiperi njezet vjet me pare. Sherbetoret e Kishes Katolike Shqiptare fjalen e kam per ata qe kane veshur zhgunin e klerikut por edhe shume e shume besimtare i jane perveshur nje pune te pashembullt per te mbledhur mijera dokumente e deshmi ne te cilat shpaloset vepra sublime e ketyre martireve per te mos tradhtuar besimin e tyre. Duhet te kete qene nje pune mbinjerezore. shte dashur jo thjesht te shkundet pluhuri i historise neper arkiva. Deri edhe gjuha e atyre qe kane marre pjese drejtperdrejt ne torturimin e ne ekzekutimin e martireve eshte dashur te zgjidhet. Me nje fjale eshte dashur te zhvarroset e te pastrohet nga balta vete e verteta te cilen makineria e pashpirt e diktatures ishte kujdesur ne menyren e vet me kriminale ta mbyste ta zhdukte ta bente te paqene. Por nuk zhduket vepra e mire. Kleriket dhe besimtaret ia dolen ta mbledhin jeten dhe vdekjen e martireve sic mblidhen pikat e lotit. Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe. Fryma qe i nxiste keta veprimtare te shpirtit per ta kryer nje pune te tille u jepte fuqi durim e besim se do ia dilnin mbane. Si shqiptar une perulem para mundimit te tyre dhe jam i bindur se edhe Papa Benedikti XVI do te na e dergoje shume shpejt lajmin ngazellyes.
Kombi shqiptar do te kete pra se afermi edhe 40 shenjtore. Ne hulumtimet e mia te cilat doemos qe nuk jane shteruese rreth historise se kishes se krishtere shqiptare me del se kemi pasur Shen Astin i cili i takon shekullit te pare e qe mendohet se ka qene dishepull i Shen Palit. Kemi pasur deri tani edhe Shenjtet Dardane Florin dhe Laurin. Te tre keta shenjtore vec te tjerash sigurisht qe jane pjese thelbesore edhe e krenarise tone kombetare sepse qendrojne si gure themeli ne rrenjet e qyteterimit tone perendimor. Une e kuptoj se aritmetika nuk i pershtatet mire ketij rasti. Megjithate egoja e tepruar qe kemi ne shqiptaret zakonisht per tu krahasuar me te tjeret kur eshte fjala per virtyte te medha me shtyn te permend se tashme do te kemi dyzet e tre shenjtore te gjakut tone qe do te thote me shume se te gjitha kombet e krishtera ballkanike se bashku. Me fjale te tjera ne qe jemi ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni e ne Mal te Zi me pak se gjate milionw shqiptare kemi derdhur sublimitet ne themelet e kishes me shume se gjashtedhjete milione ballkanasit e tjere. Shenjtoret e kishes shqiptare deshmojne fuqine e jashtezakonshme morale te kombit tone ne pergjithesi. Ata natyrshem e ndricojne njesoj krenarine e cdo shqiptari me driten e tyre te mrekullueshme pavaresisht besimit qe ka secili prej nesh individualisht.
Te dyzet shenjtoret e ardhshem me shembullin e sakrifices se tyre siperore shkojne shume pertej sakrifikimit te mirefillte per kishen. Ata perfaqesojne ne shkallen me te larte kundershtimin civil rezistencen paqesore kurajon per te mos tradhtuar veten pavaresisht cmimit mendjen e kthjellet per ta kuptuar qysh ne embrion te keqen qe po i kanosej krejt kombit e per te mos u pajtuar me te besimin e palekundur se me vdekjen e tyre ata thjesht po kurorezonin nje jete ne sherbim te kombit vetedijen e plote se vrasesit e tyre do te linin pas vetes turpin ndersa ata vete lavdine e amshueme e qe eshte lavdi per Shqiperine. Ne kete kuptim pra ata e ndricojne njesoj krenarine e secilit prej nesh pavaresisht besimit qe kemi individualisht. Me te drejte mekembesi i Papes Benedikti XVI Kardinali Claudio Hummes tha me kete rast se keta martire i bejne nder mbare Shqiperise pasi do ti japin emer nderkombetar si nje popull me vlera universale.
Per hir te se vertetes historike do kujtuar me kete rast se keta dyzet martire qe po shenjterohen nuk jane te vetmit klerike qe dhane jeten e vet per te mos shkelur besimin qe i udhehiqte ne jete. Jane te shumte edhe kleriket myslimane ata bektashinj ata ortodokse e ata ungjillore qe pesuan tragjikisht te njejtin fat. shte pak te thuhet edhe per ta se ashtu si para Zotit edhe para robit ishin te pafajshem. Po ashtu nuk ka pike medyshjeje se vepra e tyre eshte po aq e shenjte sa ajo e dyzet shenjtoreve katolike si para Zotit edhe para kombit shqiptar e para mbare njerezimit. Ata ishin te gjithe bashkekohes njeri me tjetrin. Pavaresisht se librat e lutjeve i kishin te ndryshme u folen me te njejten gjuhe shqiptareve ne te gjalle te vet e qe ishte gjuha e dashurise per Atdheun e per njeri-tjetrin. Edhe sfilitjet e mbrame i paten se bashku e te njejta me se shpeshti ne te njejtat qeli edhe xhelatet i kane pasur te njejtet dhe per te njejten arsye nuk u dorezuan deri ne piken e fundit te shpirtit. Natyrshem ata jane sot se bashku ne te njejtin altar te lavdise hyjnore e tokesore. Une nuk jam ne dijeni nese drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar ata te Kryegjyshates Boterore Bektashiane ata te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare e ata te Vellazerise Ungjillore Shqiptare kane nisur te kryejne apo ndoshta edhe e kane kryer tashme te njejten pune qe beri gjate njezet vjeteve Kisha Katolike per te nxjerre nga erresira vepren e martireve te tyre te cilet jane njeherazi edhe martiret e te gjithe shqiptareve. Kjo eshte nje veper qe ne e presim prej tyre.
Me sa kam mundur te mesoj Polonia per dyzet e pese vjetet e dhunes komuniste ka gjithashtu nje martir te shenjteruar e qe eshte At Popieluszko i cili ka qene meshtari i Solidarnostit e qe me pas eshte ekzekutuar nga policia politike e vendit te vet. Aq mire eshte perhapur shembulli i tij ne mbare boten ne keto vite te lirise sa eshte ngjallur gjithandej nje adhurim i merituar per te. Perdite ne atdheun e tij vijne kerkesa nga te kater anet deri edhe nga Amerika Latine nga Azia e nga Europa per te pasur nje send sado te vogel qe i ka perkitur atij shenjtori. Jane kisha te medha e te vogla te cilat besojne se duke pasur brenda vetes nje kujtim te prekshem te At Popieluszko-s do ua shtojne miresine besimtareve te vet. Ky eshte vetem nje shembull jo per ti pasur zili polaket qe jane aq te afte ta kthejne ne nderim per historine e kombit te tyre para krejt botes trashegimine e shenjte te njerit nga bijte e ketij kombi por per tu vene ne mendime ne vete se cduhet te bejme qe vepra e shenjtoreve tane te vihet plotesisht ne sherbim te Shqiperise. Ky kam bindjen une eshte amaneti me i larte i shenjtoreve tane. Nje amanet ende i papermbushur mire.
Ceremonia e zhvilluar ne Katedralen e Shkodres ne fund te javes se pare te ketij dhjetori kaloi pothuaj ne heshtje per opinionin tone te gjere publik. Per fatin e mire te pranishem ne kete ceremoni ishin edhe kryetarja e Kuvendit zonja Topalli dhe zevendeskryeministri zoti Meta. Po te mos ishin ata edhe ato dy a tri kronika te thata ne televizione e po aq lajme po ashtu te varfra ne shtypin e shkruar me siguri qe nuk do te ishin bere. Ma merr mendja se zonjes Topalli i kishte takuar ta shqiptonte nje fjale mirenjohjeje per keta shenjtore ne seancen me te aferme plenare te Kuvendit te Shqiperise. Ajo heshti. Ndoshta nuk ia mori mendja se vlente nje mundim i tille. Sa keq po te kete qene kjo arsyeja e heshtjes se saj Ndoshta pati frike se ndonje a ndonca deputete do e perqeshnin. Turpi do te mbetej per ata qe do e perqeshnin. Se shenjtoreve vete nuk do u bente asnje pershtypje. Ata kane pare keq e me keq nga shkelmuesit e virtyteve kombetare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›