Ushqim, pije dhe seks per vetem 70 euro
Kriza ekonomike boterore ka cenuar edhe shtepite publike dhe punonjeset e seksit. Per kete arsye, nje shtepi publike e njohur ne Berlin te Gjermanise, ka gjetur nje ide gjeniale per te mbajtur biznesin ne kembe. Sikurse njofton gazeta New Straits Times, per te sfiduar renien e klienteles qe ka arritur deri ne 20 per qind, shtepia publike qe mban emrin "Pussy Club", ka ofruar nje pakete te plote, per te joshur klientet. Ne paketen qe kushton vetem 70 euro, perfshihen femrat, ushqime dhe pije. Megjithate, te gjithe ata persona qe duan te shfrytezojne kete oferte, duhet te dine dicka: qe paketa eshte e vlefshme gjate oreve me pak te frekuentuara te dites, pra ne intervalin 10:00-16:00. Nderkaq, prostitutat, sasia e ushqimeve dhe e pijeve qe ofrohen brenda paketes qe kushton vetem 70 euro, eshte e palimituar. Formula e mesiperme synon te zgjoje etjen e njerezve per seks, qe mesa duket ka rene kohet e fundit, e shkaktuar nga te ardhurat ne renie. Ky fenomen njihet edhe nga psikologet, pasi kur parate nuk shkojne mire, edhe kurba e deshires per marredhenie seksuale peson renie. Ekspertet paralajmeruan se kriza ka perfshire edhe kete lloj veprimtarie, jo vetem ne Berlin te Gjermanise, por edhe ne shume shtete te tjera Evropiane e me gjere. Ne Gjermani, shtepite e ashtuquajtura "me drita te kuqe", jane legalizuar qe ne vitin 2001.