Kallash e antiplumb në veturë, arrestohen një femër e dy meshkuj

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar në fshatin Prushë të Gjakovës pasi që të njëjtit ishin ndalur me një veturë civile ku gjatë kontrollit brenda ne veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me dy karikator dhe 50 fishek dhe një antiplumb.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, përderisa hetimet për të sqaruar rastin ende po vazhdojnë./Indeksonline/