Krasniqi: Zgjedhjet lokale më mirë në pranverë

Kryekuvendari, Jakup Krasniqi theksoi të hënën se do të ishte më mirë që zgjedhjet lokale të mbahen vitin e ardhshëm, në pranverë, sesa të mbahen më 3 nëntor.Krasniqi këto komente i bëri sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Kreu i legjislativit njoftoi se këtë të enjten do të ketë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite do të jetë edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./Indeksonline/