74.5 % e maturantëve e kalojnë testin

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka publikuar sot rezultatet e Provimit të Maturës të afatit të qershorit.
Nga 31.628 maturantë sa kanë marrë pjesë në provim, kanë kaluar 23.531 maturantë (74.5 përqind).
KQSHM vlerëson lartë organizimin e Provimit të Maturës dhe falenderon të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.
Gjatë tri ditëve të ardhshme do të jetë afati i përcaktuar për ankesa, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 28 qershor.
Për të gjithë ata që nuk e kanë kaluar provimin në këtë afat, do të kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit./Indeksonline/