Kallëzim dental ndaj të panjohurave
Unë Filan Fisteku deklaroj me papërgjegjshmëri të plotë se mbrëmë u përballa me një individ shumë të rrezikshëm për qetësinë publike. Saktësoj, nuk i di me saktësi gjeneralitet e tij, por lagjen e quajnë Edkrim, individ me shtat të gjatë, që nuk konvertohet automatikisht në edukatë. Ky person në bashkëpunim me një bandë diskografike na kanë shqetësuar muaj me radhë me decibelin e altoparlantit prej matrapazi tersi. Të ndiqet me kundravajtje dentale. Ose folklorisht me spastrim smalti.
Shpjegoj, për ne është baraz, me një maraz fruthi, ose me një vendngjarje virale ku kanë mbetur në tentativë pjellja e larvave dhe baktereve. Ne, si qytetarë kërkojnë neutralizim sa më të shpejtë të kësaj apoteoze overdozë të nulifikimi të ideve. Shpesh nga këqyrja e
Policisë Zakonore është konstatuar se ka thyer me radhë nenet 1 paragrafi 55, të Kodit të Nderit, nenin 2 të Heshtjes, 3, të Familjes, 4, të Vdekjes. është parë në prani të plazhisti nudist, vend i krisur për turizëm seksual. Aneksi i fletë padisë: ka shkarravitur më shumë libra sesa ka lexuar. Neve na vjen turp që jemi bashkëqytetar dhe bashkëkombësi, dhe jo sepse nuk ka të drejtë të ekzistojë ose të mos lavdërohet për merita fasadizimi; por më duket e jashtëligjshme manipulimi i hapësirës publike me trillime, pasi dëmi civil i shkaktuar nga zaptime të frekuencave të demokracisë është tejmase në tension të lartë.
Ky është një denoncim kundër të panjohurve, sepse politikën nuk e bën asnjë, ajo formohet vetë, njësoj si vrimat e zeza në univers, si uraganet dhe eklipsi. Një bandë politike që ushqehet me energjitë tona për të perceptuar një Politikë dhe Re, si retë e
zeza që mbulojnë diellin. është rast i rrallë i pjalmimit spontan të Tele-kracisë, i konkurrencës për llafo-shtyp, një kaos sperme, dioksine, urine, lotëve, djersës dhe fekaleve. Politikën e Re nuk e prodhon asnjë, ajo është një kavanoz plotë gël-baze.
***
Redaksia/Marrim dhe publikojmë letrën e një grupi qytetarësh të Tiranës. Gjithçka sa më sipër është vepër e Filan Fistekut.
Konflikti/Siç pretendon Fisteku, ndërtimi i kësaj bande ka nisur rreth 5 muaj më parë, si shtesë e tarracës Politike e Re. Të parët që janë ankuar sipas Filan Fistekut kanë qenë banorët e pallatit LMN, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për rrezikun që sillte ndërtimi i katit të 14-të të pallatit Fidel-Raul Kastro Ylli, çka mund të ulte sigurinë e ndërtimit të kësaj strukture.
Denoncimi/Deputeti Ben Lushi pas ankesës së banorëve të pallatit Fidel-Raul Kastro Ylli mësohet se ka denoncuar në Drejtorinë e Politikës Tiranë-Bruksel kërcënimet e marra në Televizion. Një oficer i Politikës Gjyqësore pranë sektorit të Antiterrorit është ngarkuar me hetimin e çështjes. Pas marrjes së kallëzimit të Ben Lushit, oficerët e Antiterrorit kanë kryer procedurat përkatëse, duke regjistruar numrin e Tele-vizionit plus Topin e Kuq si material provë nga i cili ishte bërë deklarata kërcënuese, si dhe veprime të tjera rutinë. Pas regjistrimit dhe protokollimit të kallëzimit dental, materiali përkatës mësohet të jetë nisur në adresë të Prokurorisë së Brukselit, ku edhe është depozituar kallëzimi dhe kanë filluar hetimet përkatëse.
Vepra penale/ Në procedimin dental të nisur nga policia, vepra e kërcënimit ndaj deputetit socialist Ben Lushi është klasifikuar si kërcënim për shkak të konfliktit të mësipërm. Ky argumentim i Policisë ka bërë që kërcënimi ndaj Lushit të klasifikohet si kundravajtje dentale dhe jo si vepër penale.
HETIMI
Kanosja s`ka lidhje me detyrën.