E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, gjendet një i vdekur në stacionin e trenit

LUSHNJE-Një person është gjetur i vdekur në stacionin e trenit në Dushk të Lushnjës.
Policia e qytetit të Lushnjës bëri të ditur se trupi i gjetur i pajetë i përket shtetasit 47 vjecar Behar Cela. Trupi u 47 vjecarit u pikas fillimisht nga kalimtarët e rastit, ndërsa është dërguar pranë morgut të qytetit të Lushnjës, ku pritet qe ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktoje shkakun e vdekjes së tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›