Papa Benedikti pret kryepeshkopin e Shqipërisë
Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, priti dje në një takim kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Gjatë vizitës në Vatikan, ai ishte i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Papa tha në diskutimin e tij se shenjat historike dëshmojnë për kulturën dhe besimin "e vendit tuaj" që në kohën e Ilirisë. "Nga atëherë, mesazhi i Krishtit ka dhënë frute në vendin tuaj deri në ditët tona. Shumë shkrime të hershme dëshmojnë kulturën tuaj, me mbijetesën e një formule të lashtë latine, pagëzimit së bashku me një himn bizantin rreth ngjalljes së Zotit, besimin e prindërve tanë të krishterë që kanë lënë gjurmët e mrekullueshme në linjat e para të historisë, letërsisë dhe artit të populli tuaj", është shprehur Papa.