E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallëzim për 16 deputetë e 8 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Deputetët që janë proceduar janë, Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri, Armando Prenga, Fatmir Xhafa, Besnik Bare, Gazmir Bizhga, Dashnor Peza, Taulant Balla, Fidel Ylli, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Artan Gace, Fatmir Toci dhe Blendi Klosi.

Gjithashtu, procedimi penal në Prokurori është depozituar edhe për 8 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Zyrtarët e kësaj bashkie të proceduar janë Shpëtim Marku, punonjës në Bashkinë e Tiranë, me precedent penal, Ibrahim Porja, punonjës në Bashkinë e Tiranës, person me precedent penal, Urim Marku, person me precedent kriminal, Dritan Aga, person me precedent kriminal, Genc Lulja, person me precedent kriminal, Marjo Lulja, person me precedent kriminal, Florjan Serjani, punonjës i Bashkisë Tiranë, dhe Ardit Kaja, Drejtori i policisë ndërtimore në Bashkinë Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë së bashku me disa deputetë të subjektit politik Partia Socialiste, duke kaluar kordonin e policisë. Ndërkohë që përkrahës dhe simpatizantë të tyre, kanë qëndruar jashtë portës hyrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shtyrë, goditur me sende të forta dhe fyer forcat e policisë, me synim kalimin me dhunë të kordonit të policisë, i cili ishte vendosur me planëzimin në pjesën hyrëse të Komisionit, bazuar në vendimin e këtij të fundit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-20 08:44
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›