Jeremiç: Pres një betejë të gjatë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha të hënën se Serbia priste "një betejë të gjatë e të vështirë" në procesin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. "Beteja do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por ne kemi të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin në anën tonë", citohet të ketë thënë Jeremiç. Çështja e legjitimitet të shpalljes së pavarësisë së Kosovë të martën fillon shqyrtimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Procedimet do të fillojnë me seanca dëgjimore me argumente pro dhe kundër shpalljes së pavarësisë, të cilat pritet të zgjasin 10 ditë.
Në seancat dëgjimore, të dyja palët, edhe Kosova, edhe Serbia, pritet të ofrojnë argumentet e tyre për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Fillimisht në orët e mëngjesit autoritetet e Serbisë do të kenë tri orë për të paraqitur rastin e tyre para gjykatës. Ndërkohë, pasdite zyrtarët e Kosovës do të kenë po aq kohë për të ofruar qëndrimin e tyre për pavarësinë.
Mbi 30 vende të botës kanë paraqitur kërkesat e tyre për të ofruar argumentet për dhe kundër ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nga të cilat një numër më i madh në favor të Prishtinës zyrtare.