Kaloi në heshtje nga presidenti Begaj, hyn në fuqi ligji për kanabisin mjekësor

Ka hyrë në fuqi ligji për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit apo nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore e industriale.
Ligji u kalua në heshtje nga Presidenti Bajram Begaj, i cili vendosi që të mos e kthejë dhe të mos dekretojë atë.
Ditën e sotme (21 gusht) ai u botua në Fletoren Zyrtare.
Ligji për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenim.
Autoritetet e justifikojnë nevojën e tij me rritjen e aktivitetit ekonomik, ndërsa procesi i miratimit është shoqëruar me debate politike, deri sa 39 deputetë zgjodhën të mos e votojnë.
Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri gjatë diskutimit të projektligjit për kanabisin në komisionet parlamentare shprehu rezerva dhe sugjeroi masa më të forta mbrojtëse për të parandaluar devijimin e produkteve në fjalë.
/rtsh.al/