E Martë, 3 Nëntor 2026

PD ankimon vendimin e KQZ për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve në Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e KQZ për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve në Kukës. Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina ka deklaruar se vendimi i kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi konfuzon qëllimisht demokratët dhe elektoratin opozitar të Kukësit, duke cenuar integritetin e procesit.

“Vendimi i Komisionerit Celibashi konfuzon qëllimisht demokratët dhe elektoratin opozitar të Kukësit duke cënuar integritetin e procesit.

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin antiligjor të Komisionerit mbi emërimin politik të opozitës.

Ndërkohë që qytetarët e Kukësit vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të qytetit nga keqqeverisja lokale e korruptuar, pēr fatin e tyre nuk mund të vendosin interesat e sëmura të Tiranës”,  tha Karabina.

Kjo e fundit, vendimin e 19 gushtit të marrë nga KQZ, që për zgjedhjet e Kukësit i lë Partisë Demokratike vetëm një komisioner, e quajti “shërbim ndaj oligarkisë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›