E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet vendore te votimit, me 5 anetare

Perberja e Komisioneve Zonale Zgjedhore, por dhe atyre te qendrave te votimit do te ulet ne menyre drastike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Jo te gjitha partite politike qe jane ne Parlament, do te kene luksin te kene nga nje perfaqesues ne keto komisione sic eshte aktualisht. Ku nje komision zgjedhor perbehet nga 14 anetare. Forcat e medha politike PD-PS ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, po mendojne qe kete numer ta cojne ne 5 anetare. Toleranca e ndryshimit te numrit, pritet te shkoje deri ne 7 anetare, ne rast te debateve me partite e vogla politike. Selia roze u shpreh dje per kete ceshtje se perpos numrit te perberjes se komisioneve, administrata zgjedhore, duhet tu kushtoje me pak shqiptareve dhe te ofroje nje sherbim shume me cilesor ne diten e zgjedhjeve. "Kapitulli i shemtuar i pazareve me votat e qytetareve ne komisionet e votimit e te numerimit, duhet te mbyllet njehere e mire. PS synon futjen e qytetareve te autorizuar nga ligji dhe jo nga partite ne numerimin e votave", theksoi bashkekryetari socialist i komisionit te reformes zgjedhore, Fatmir Xhafaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›