E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Federata garanton fitoren

TIRANE - Partia Republikane shprehet e vendosur per te vene ne jete edhe projektin e saj per krijimin e nje federate te djathte me partite e koalicionit te mazhorances ne vend dhe vete partine me te madhe, ate Demokratike. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", kreu i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi theksoi se ishte i sigurt qe e djathta shqiptare do te bashkohej ne nje federate, perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. "Ne jemi pothuajse te sigurt se e djathta shqiptare me ne krye Partine Demokratike do te grupohet ne nje federate perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, per te garantuar dhe fitoren e sigurte ne keto zgjedhje", deklaroi kreu i Grupit parlamentar te PR, Arian Madhi ne nje prononcim per gazeten. Sipas tij, me hedhjen e kesaj ideje nga ana e republikaneve, pjesetareve te tjere te koalicionit qeverises ju eshte lene kohe per tu menduar ne lidhje me kete ide, e cila konsiderohet si oportune nga ana e PR-se, si formule edhe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i grupit parlamentar te PR-se nenvizoi se me hyrjen ne nje federate, mes partive te djathta do te krijohet edhe nje marredhenie e re, e cila ndonese nuk synon te jete aq e ngushte se marredheniet e koalicionit, kerkon ta fuse te djathten ne nje formatim te ri, i cili do te jete me rezistent ne kohe se sa mund te jete nje koalicion i thjeshte qeveritar. "Ne kur propozojne edhe ngritjen e federates nuk pretendojme marredhenie me te ngushta me Partine Demokratike dhe aleatet e tjera nga ato qe jane realisht, por ne kerkojme te institucionalizojme te djathten ne vend, duke i ngritur marredheniet mes partive ne nje tjeter nivel", deklaroi kreu i grupit parlamentar te PR-se. Sipas Madhit, me hyrjen ne kete federate, partite do te mblidhen per diskutime ne menyre te rregullt dhe do te kene edhe qendrime te unifikuara ne lidhje me ceshtje te vecanta. Ideja e krijimit te nje federate bashkimi mes forcave politike ishte nje ide e cila fillimisht u perfol ne radhet e te majtes. Keshtu kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi kerkoi qe forcat e majta ne vend te ishin te mbledhura ne nje federate te perbashket. Por kjo ide duket se nuk gjeti mbeshtetjen e kreu te Partise Socialiste, Edi Rama dhe per pasoje u la ne hije, mbase per tu riaktivizuar ne nje kohe te dyte. Nje ide e tille u mor nga te djathtet si domosdoshmeri per te perballuar te majtet ne opozite, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje pas Madhit, ka qene dhe kreu demokristian Ndoka, ai i cili ka kerkuar krijimin e nje federate te djathte, ide e cila tashme duket e venitur te kjo parti, pas perplasjeve me Berishen dhe PD.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›