Kalojnë ilegalisht kufirin, në pranga 273 persona
Autori i Lajmit: red.
Tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin për të hyrë në tokën greke, përfundojnë në pranga 273 klandestinë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur në lidhje me rrjetin e trafikantëve që kanë organizuar kalimin e kufirit në mënyrë të organizuar. Ndërkohë që policia greke ka vënë në pranga dhe më pas ka deportuar në vend 128 persona. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 365 klandestinë kanë tentuar të kalojnë kufirin shqiptaro-grek nga Gjirokastra, gjatë kësaj periudhe të fluksit të kthimit të emigrantëve.
Arrestimet
Policia e Gjirokastrës ndalon 273 klandestinë. Burime nga policia kufitare bënë të ditur se u ndaluan klandestinë, të cilët tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Klandestinët ishin nisur në drejtim të tokës helene nëpër male dhe dyshohet se udhëhiqeshin nga më shumë se dy persona, por identifikimi i tyre nuk është realizuar ende. Të rinjtë që ishin nisur si klandestinë janë nga qytete të ndryshme të vendit. Nga hetimet paraprake, mësohet se klandestinët janë takuar një ditë para se të niseshin në drejtim të Greqisë.
Klandestinët
Rreth 365 klandestinë kanë tentuar të kalojnë kufirin shqiptaro-grek nga Gjirokastra, gjatë kësaj periudhe të fluksit të kthimit të emigrantëve. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, nga policia kufitare shqiptare janë kapur 273 persona, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale. Në pjesën më të madhe të rasteve klandestinët janë në grupe me dy ose tre vetë. Në krahasim me një vit më parë numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme është ulur dyfish. Sipas policisë kufitare, kjo ka ardhur falë masave që kanë marrë dhe se në këtë periudhë në Greqi nuk ka shumë punë për klandestinët.
Radhët
Nga ana tjetër, gjatë këtyre ditëve është shënuar një numër i madh emigrantësh në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Numri i madh i atyre që kanë planifikuar të vijnë në atdhe për pushime ka shënuar radhë kilometrike në anën greke të doganës. Sipas burimeve nga Kakavija bëhet e ditur se radha në palën greke ka arritur në 4 kilometra, ndërkohë që fluksi i emigrantëve sa vjen e rritet. Në radhë shikon familje të tëra, me fëmijë të vegjël, që rrinë në temperatura të larta e në diell, në pritje që t u vijë radha për t u afruar në sportele. Policia jonë doganore bën me dije se shkak i radhës së krijuar është bërë fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që synojnë të hyjnë në atdhe. Ndërkaq puna nëpër sportele po vijon normalisht, pa asnjë ndalesë. Në anën greke, po punohet me kapacitetin e mëparshëm të sporteleve, 8 gjithsej, 4 në hyrje e 4 në dalje. Kurse dogana jonë punon me 7 sportele në hyrje e 3 në dalje. Sipas të dhënave nga dogana, mësohet se që nga mesi i natës së mbrëmshme në tokën shqiptare kanë hyrë 6100 shtetas, 1400 automjete dhe 50 autobusë.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008