E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge Shqipëri- Mal i Zi, 3 në pranga

Autori i Lajmit: red.
Policia malazeze arrestoi 2 shtetas shqiptarë dhe një kosovar, pasi në makinën e tyre u gjetën 5 kilogramë heroinë. Droga nga Shqipëria në Malin e Zi kalonte nëpërmjet Hanit të Hotit. Burime nga policia bënë të ditur se dy shqiptarë dhe një kosovar janë arrestuar nga policia malazeze, pasi akuzohen për trafik të lëndeve narkotike nga Shqipëria në Mali të Zi. Në prangat e policisë malazeze në Tuz ka përfunduar Erand Dulaj, Albert Gjonaj nga Shqipëria dhe Prenë Thaçi nga Prizreni, me banim në Osijek. Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së policisë malazeze, Tamara Popoviç, tre kontrabandistët nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit kanë tentuar të fusin në Malin e Zi, 5 kilogramë heroinë. Droga ishte fshehur në gomën rezervë të veturës “Mercedes” në të cilën udhëtonin të ndaluarit. Të arrestuarit, së bashku me kallëzimin penal, iu dorëzuan gjykatësit hetues në Gjyqin e Lartë në Podgoricë.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›