LRI: “Ministria e Arsimit po i zvarrit qëllimisht”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Rinore për Integrim ka dalë përsëri me një notë proteste ndaj Ministrisë së Arsimit nëpërmjet një njoftimi për shtyp duke denoncuar zvarritjen e procesit të konvertimit të diplomave nga ana e ministrisë për të gjithë të diplomuarit jashtë Shqipërisë. Në njoftimin për shtyp thuhet se “LRI shpreh shqetësimin e saj për zvarritjen e procesit të konvertimit të diplomave nga ana e Ministrisë së Arsimit për të rinjtë, të cilët vendosin të kthehen në Shqipëri pas diplomimit të tyre jashtë vendit. Megjithëse është nxjerrë udhëzimi për të lehtësuar procedurat e konvertimit përsëri ai nuk zbatohet. Aplikantëve nuk u kthehet përgjigje pas afatit të parashikuar shprehimisht në udhëzim. Nëse je me fat, këto procedura zgjasin 1 vit. Ka qenë neglizhenca dhe arroganca që tregohet nga ana e organeve përkatëse për një formalitet që kanë për detyrë ta kryejnë të përcaktuar shumë qartë në udhëzim. Kjo është një shfaqje e papërgjegjshmërisë së Ministrisë së Arsimit pse jo dhe të korrupsionit, gjë që ka krijuar pakënaqësi dhe demotivim tek të rinjtë e shkolluar jashtë shtetit, të cilët nuk gjejnë angazhimin dhe kujdesin minimal të strukturave shtetërore për integrimin e tyre në tregun e punës. LRI kërkon marrjen e menjëhershme të masave nga ana e Ministrisë për eliminimin e këtyre zvarritjeve të pajustifikueshme,
zbatimin me korrektësi të udhëzimit të mësipërm. Nga ana tjetër, ne kërkojmë rritjen e transparencës së këtij procesi nëpërmjet afishimit në uebsite-n e Ministrisë të të gjitha kërkesave të studentëve dhe jo vetëm ato të përfunduara”, - thuhet në njoftimin e organizatës rinore.
Udhëzimi nr 45, datë 8.12.2006
“Për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja” parashikon përveç dokumenteve proceduriale dhe afatin brenda të cilit përfundon procedura e njohjes e cila është:
-“brenda 60 ditësh për rastet e njohjes së drejtpërdrejtë”,
që nënkupton faktin kur vendi ynë ka një marrëveshje me shtetin përkatës. Dhe,
-“brenda 90 ditësh për rastet e njohjes”, kur nuk ka një marrëveshje midis Shqipërisë dhe shtetit përkatës.
Për rastet e njohjes me komision Ad-Hoc
- rastet kur aplikanti nuk ka dorëzuar dokumentin bazë të legalizuar me vulën Apostille ose nga ambasada shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008