E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool rrezikon eliminimin

Sevilla dhe Lyon, janë dy skuadrat tjera që e siguruan edhe matematikisht kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Klubit francez i mjaftoi një barazim me Liverpool, për ta siguruar një vend ndër 16 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Në anën tjetër, anglezët rrezikojnë seriozisht eliminimin pasi që kanë 5 pikë më pak sesa Fiorentina, e cila u tregua e sigurt ndaj Debrecenit.

Në Grupin F, gjithçka mbetet e hapur. Rubin Kazan dhe Barcelona i ndanë pikët, ndërsa Inter shënoi fitore pas një viti, duke e mposhtur Dinamon në Kiev. Golat e Militos dhe Sneijder në 4 minutat e fundit të ndeshjes ia siguruan trepikëshin Nerazzurrëve, që tash prijnë në grup, ndërsa për ukrainasit paraprakisht kishte shënuar Shevchenko.

Sevillës i mjaftoi një barazim kundër Stuttgartit në Grupin G, për të ecur përpara. Navas e kaloi në avantazh ekipin spanjoll në minutën e 14-të, kurse Kuzmanovic e barazoi rezultatin në minutën e 79-të. Edhe Unirea Urziceni barazoi me Rangers me rezultat identik, 1:1. ky barazim i konvenon rumunëve, që mbesin në pozitën e dytë me 5 pikë.

Kurse, në Grupin e fundit, H, Arsenal, me golat e Fabregas (2), Nasri e Diaby, e mposhti AZ Alkmaarin me rezultat 4:1. Për holandezët realizoi J. Lens. Kurse, Standard Liege e mposhti Olympiacosin me rezultat 2:0, dhe i shtoi gjasat për kualifikim. Golat për ekipin belg i shënoi Mbokani (31) dhe Jovanovic (88).

Liga e Kampionëve

Grupi E
Fiorentina Debrecen 5:2
Lyon Liverpool 1:1

Tabela
1. Lyon 4 10
2. Fiorentina 4 9
3. Liverpool 4 4
4. Debrecen 4 0

Grupi F
Rubin Kazan Barcelona 0:0
Dynamo Kyiv Inter 1:2

Tabela
1. Inter 4 6
2. Rubin 4 5
3. Barcelona 4 5
4. Dynamo 4 4

Grupi G
Sevilla Stuttgart 1:1
Unirea Urziceni Rangers 1:1

Tabela
1. Sevilla 4 10
2. Unirea 4 5
3. Stuttgart 4 3
4. Rangers 4 2

Grupi H
Arsenal AZ Alkmaar 4:1
Standard L. Olympiakos 2:0

Tabela
1. Arsenal 4 10
2. Olympiacos 4 6
3. Standard 4 4
4. AZ Alkmaar4 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›