Nuk udhëheq më ekipe

Pas eksperiencës me Kombëtaren italiane, Marcello Lippi nuk do ti kthehet më zejes së trajnerit të ekipeve. Këtë e ka konfirmuar vet trajneri i njohur italian.
Është një kohë për gjithçka në jetë. Periudha ime ka kaluar. Kam udhëhequr klube në shumë ndeshje, të rëndësishme, të bukura, disa triumfuese e disa jo. Unë nuk do të jem më trajner i ndonjë ekipi, theksoi selektori i Italisë, i cili i dha këto deklarata në stadiumin San Siro, ku e përcolli ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Milan-Real Madrid.