E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack: Opozita të mos qëndrojë rrugëve por në Kuvend

Deklaratat e saj u bënë, pas një debati në Parlamentin Evropian, ku është diskutuar edhe për kandidaturën e Shqipërisë. Europarlamentarët e majtë dhe të djathtë, duket se ndajnë të njëjtin qëndrim për sa i përket bojkotit të opozitës.

 "Nuk përmendet fare që opozita ka bojkotuar parlamentin. Në amendament do të kërkoj që t'i bëhet thirrje  opozitës që të mos rrijë rrugëve, duhet t'u themi e të pozicionohemi qartë që opozita duhet t'i kthehet parlamentit në Shqipëri", theksoi Pack, duke folur për rezolutën mbi Strategjinë e Zgjerimit.

Në këtë rezolutë, të përgatitur nga Komisioni si dhe propozimi i kryetarit të Komitetit të jashtëm Gabriele Albertini nuk e përmendin situatën politike të krijuar në Shqipëri, pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor.

Në të njëjtën linjë ishte edhe eurodeputeti Kristian Vigeni, i cili thekso se pavarësisht arsyeve që mund të ketë opozita, ajo duhet të qëndrojë në Parlament. “Nuk mendoj se opozita e një vendi që dëshiron antarësimin në BE duhet të qendrojë jashtë parlamentit, por në anën tjetër në nuk duhet t'i mbyllim sytë që të mos shohim se ka vertet një problem atje”, tha Vigenin.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›