Kalon afati per lirimin e parqeve prej levizjes Zaptimi ne Uashington

Afati per protestuesit e Levizjes Zaptimi qe te perfundonin qendrimin e tyre me tenda ne dy kampe ketu ne Uashington ka perfunduar. Situata filloi te pershkallezohej javen e kaluar kur zyrtaret e Sherbimit Kombetar te Parqeve u thirren para Kongresit per te dhene shpjegime pse protestuesit e Levizjes Zaptimi po lejoheshin te qendronin ne menyre te paligjshme ne parqe. Si pergjigje Sherbimi i Parqeve u dha urdher protestuesve qe te perfundonin qendrimin e tyre me tenda brenda dites se hene.
Diten qe Policia e Parqeve kishte planifikuar te vinte ne zbatim urdherin per lirimin e parqeve ne sheshin McPherson te Uashingtonit atmosfera ishte festive.
Disa hidhnin parrulla te levizjes. Te tjere prisnin mesditen ora e perfundimit te afatit.
John Zangas ka jetuar ne kete tende prej kater muajsh. Ai thote se do te paketoje disa nga gjerat e tij.
Une do ta respektoj ligjin ashtu si e kuptoj une ate. Mua nuk me lejohet te kem pajisje kampingu ose ato lloje pajisjesh qe mund te perdoren per te qendruar ne kamp. Me sa kuptoj une nese cadra eshte e hapur dhe nuk jam duke fjetur ne te une mund te vazhdoj te qendroj ketu.
Javen e kaluar policia lajmeroi banoret e dy kampeve te Levizjes Zaptimi ne Uashington se do te merrte masa per zbatimin e urdherit. Protestuesit duhet te hiqnin materialet per qendrimin ne kamp por ata mund te mbanin disa struktura nese ato ishin te hapura.
Te shtunen dhe te dielen ne Okland te Kalifornise u arrestuan me teper se 400 vete kur grupe anarkistesh fare pak te lidhur me levizjen Zaptimi u perleshen me policine.
Por Desiree Deloach dhe protestuesit ne Uashington thone se ata nuk duan qe nje gje e tille te ndodhe edhe ketu. Ajo thekson se levizja Zaptimi qe kerkon me teper barazi ekonomike eshte paqesore.
Me sa kam pare une te gjithe jane paqesore. Shumica prej nesh kane paketuar gjerat e tyre. Disa te tjere nuk e kane bere nje gje te tille dhe ata do te bejne rezistence.
Nderkohe qe afati po afronte qindra njerez u mblodhen rreth statujes se James McPherson nje gjeneral i Luftes Civile Amerikane.
Me pas protestuesit e mbuluan statujen per te simbolizuar ate qe ata thone se eshte e drejta e tyre per te qendruar aty me tenda.
Johnny Mandreacchia thote se edhe nese hiqen tendat e tyre levizja do te vazhdoje
Levizja nuk do te perfundoje vetem sepse nuk do te kemi zaptuar kete hapesire. Ajo qe ne po mundohemi te arrijme eshte te terheqim vemendjen.
Problemi mbi te cilin ata duan te terheqin vemendje eshte hendeku i thelle midis te pasurve dhe te varferve ne Shtetet e Bashkuara.