E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake ne Florida

Kandidati presidencial amerikan Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake te Partise Republikane ne Florida.

Ne fjalimin qe mbajti pas fitores Mit Romney kritikoi presidentin Barack Obama dhe e fajesoi ate per problemet ekonomike te vendit. Ai premtoi shfuqizimin e ligjin e presidentit Obama mbi kujdesin shendetesor balancimin e buxhetit dhe se do te udheheq vendin ne nje epoke te re te begatise ekonomike.

Ish guvernatori i Massachusetts fitoi 47 per qind te votave ne Florida kurse rivali i tij ish-Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich mori 32 per qind te votave. Pak me shume se nje jave me pare Newt Gingrich fitoi ndaj Mit Romnit ne zgjedhjet paraprake ne Karolinen e Jugut.

Debatet e suksesshme dhe reklamat politike kunder zotit Gingrich ndihmuan zotin Romney. Sondazhet e fundit kane treguar se zoti Romney kishte epersi dy shifrore ndaj zotit Gingrich ne Florida.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›