E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtaret amerikane te zbulimit analizojne kercenimin qe paraqet Irani

Zyrtaret e larte amerikane te zbulimit thane se Irani eshte i  gatshem te kryeje sulme ne Shtetet e Bashkuara apo kunder interesave amerikane jashte vendit por duket se ende nuk ka vendosur te ndertoje arme berthamore. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Michael Bowman drejtuesit e sherbimve amerikane te zbulimit dhane vleresimet e tyre per kercenimet ndaj sigurise globale ne nje seance degjimore ne kongres.

Ne deshmine qe dha para Komisionit te Senatit per Zbulimin drejtori i Zbulimit Kombetar James Clapper tha se parandalimi i nje komploti per vrasjen e ambasadorit te Arabise Saudite ne Uashington vitin e kaluar tregon se disa zyrtare iraniane tani jane me te gatshem per te kryer sulme ne Shtetet e Bashkuara ne pergjigje te veprimeve te verteta apo te perceptuara qe kercenojne regjimin. Ai tha ne mesin e ketyre zyrtareve mund te jete edhe udheheqesi suprem i vendit.
Irani ka mohuar pjesemarrjen ne komplote vrasjesh dhe kembenguli se nuk ka ndermend te ndertoje arme berthamore. Zoti Clapper u tha senatoreve se te pakten deri tani Irani nuk eshte duke ndertuar arme berthamore.

Sigurisht qe ata jane duke punuar ne kete drejtim por ne nuk besojme se ata kane marre vendimin per te prodhuar arme berthamore.

Zoti Clapper tha se niveli i pasurimit te uraniumit do te jete sinjal i rendesishem qe do te tregoje synimet e Iranit.
Duke folur para Komisionit te Zbulimit Drejtori i CIA-s David Petraeus u pajtua me analizen e zotit Clapper por tha se aktivitetet aktuale te Iranit per pasurimin e uranimit tashme i tejkalojne nivelet e nevojshme per ndertimin e nje programi paqesor berthamor.

Faktikisht sasia prej 20 per qind e uraniumit te pasuruar i tejkalon nevojat per shembull per reaktorin e Teheranit per nje kohe te caktuar.

Petraeus dhe Clapper pranuan se kohet e fundit ka patur konsultime mes agjencive amerikane te zbulimit dhe agjencive izraelite te zbulimit ne lidhje me Iranin por nuk dhane me shume hollesi.

Shtetet e Bashkuara kohet e fundit kane ashpersuar sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Drejtori i zbulimit kombetar shprehu shpresen se ky lloj presioni do te frenoje ambiciet e Teheranit per te ndertuar arme berthamore. Senatori demokrat nga Oregoni Ron Wyden tha  se vetem ashpersimi i sanksioneve mund te kete mundesi per ta frenuar Iranin.

Une besoj se udheheqesit e Iranit nuk do te heqin dore nga perpjekjet e tyre per te prodhuar arme berthamore ne qofte se ata besojne se nuk u rrezikohet pushteti.

Lidhur me ceshtjet e tjera te sigurise kombetare zoti Clapper pershendeti sukseset e fundit amerikane kunder al-Kaides perfshire vrasjen e udheheqesit te saj dhe degradimin e aftesise se saj per te organizuar sulme te medha terroriste. Anetari republikan i Komisionit te zbulimit senatori i Xhorxhias Saxby Chambliss shprehu mirenjohje qe eshte eliminuar kercenimi qe vinte nga Osama Bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›