Kalon kufirin, kapet në Greqi me 104 kg drogë i riu shqiptar
GJIROKASTER-një i ri 29-vjecar shqiptar është arrestuar në aksin Kakavijë-Janinë, pasi u kap në flagrancë me plot 104 kg lëndë narkotike të llojit, kanabis sativa.
Arrestimi i të riut është bërë rreth orës 17:00 në vendin e quajtur Delvinaq. Mësohet se 29-vjecari emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, po udhëtonte me automjetin e tij në drejtim të Janinës, kur policë të rrugores të stacionuar në një postobllok e kanë sinjalizuar të ndalojë. I riu jo vetëm që nuk ka ndaluar, por në ecje e sipër me shpejtësi është përplasur me një bordurë. Më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të pyllit, ku edhe u arrestua nga policia. 29-vjecari do të perballet me akuzën e trafikimit të lëndeve narkotike.
(d.b/BalkanWeb)