E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Flamurtari dhe Kamza fitojnë, Pogradeci barazon me Shkumbinin

TIRANË- Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së 6-të të super ligës Shqiptare të futbollit, rezultatet e të cilës nxorën fitues, Flamurtarin dhe Kamzën, ndërkohë që Pogradeci nuk mori dot më tepër se një barazim me Shkumbinin.
Gjatë mesditës së sotme, u zhvilluan tre takimet e para të vlefshme për javën e gjashtë të super ligës, ndeshja më e rëndësishme ishte ajo ndërmjet Vlonjateve të Flamurtarit dhe Vllaznisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të bregdetarëve, të cilët në minutën e tretë arritën të gjenin rrugën e golit me anë të Gerhart Prognit.
Më tej ndeshja vijoi me një ritëm mjaft të lartë, pasi Shkodranët kërkonin me çdo kusht golin e barazimit nga njëra anë, ndërsa kuqe e zinjtë e Vlorës kërkonin të dyfishonin rezultatin. Pas shumë tentativa nga të dyja krahët, ndeshja përfundoi vetëm me një gol.
Kjo fitore, e dyta radhazi për Flamurtarin, e ngjit ekipin bregdetar në vendin e parë me 12 pikë, së bashku me Teutën, e cila do të zhvilloi nesër ndeshjen e saj. Nga krahu tjetër, ekipi nga Shkodra edhe pse luajti një lojë mjaft të mirë, nuk arriti të merrte asnjë pikë, duke mbetur në kuotën e 7 pikëve.
Në të njëjtën kohë me ndeshjen e mësipërme, në krahun tjetër, në jug lindje të vendit, Pogradeci nuk arriti të merrte më shumë se një barazim me miqtë nga Peqini, të cilët dolën të kënaqur nga stadiumi i liqenasve.
Ky rezultati i shkon përshtat trajnerit bardhe e kaltër, Kristaq Mile, i cili përpara se të nisej për në Pogradec, deklaroi se “vendasit, janë të etur për pikë, prandaj një barazim do të ishte tepër i vlefshëm për ne”.
Kjo javë solli dhe fitoren e ekipit të sapo promovuar në kategorinë Superiore të futbollit Kamzës, e cila arriti një fitore teje të merituar në dëm të Tomorit, i cili vijon të konfirmoj formën jo të mirë të saj.
Ndeshja e cila përfundoi 2-1, u vendos që në 20 minutat e para, kur lojtari Beratas, Bakiu, me anë të një 11 metërshi shënoi golin, i cili ndezi takimin, që deri në ato çaste ishte vendosur totalisht nga vendasit të cilët, që në minutën e pestë gjetën rrugën e golit, me anë të Leandro Pemës, e më tej në minutën e 10-të dyfishuan rezultatin me anë të Ndrekës.
Përfundimi i takimit, shënoi dhe fillimin e festës së tifozerisë vendase, që sheh e ekipin e saj të ngjitet në kuotën e 7-të pikëve dhe të rreshtohet për krah Vllaznisë.
Ndërkaq, java e gjashtë super ligës do të mbyllet ditën e diele. Në ora 13:00, do të luhet Laçi-Dinamo, në 14:00, Kastrioti-Apolonia dhe Tirana-Bylis dhe në fund, në ora 17:00, Teuta-Skënderbeu.

Ekipi Pik Nd

Teuta 12 5
Flamurtari 12 6
Tirana 10 5
Kastrioti 9 5
Shkumbini 8 6
Laçi 8 5
Bylis 7 5
Vllaznia 7 6
Apolonia 7 5
Kamza 7 6
Pogradeci 7 6
Skënderbeu 6 5
Tomori 4 6
Dinamo -1 5

Ekipi Dinamos është dënuar nga FIFA me heqjen e tre pikëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›