Kalon me shumicë kartonësh edhe Kodi Ajror

Ligji i miratuar sot, që kërkon 84 vota, është i treti nga paketa e ligjeve me shumicë të cilësuar, që pritet të miratohet në vijim në Kuvend, pas marrëveshjes PD-PS të dy javëve më parë.
Ndërkohë, është shtyrë votimi i ligjit për energjinë. Ligji i miratuar sot, që kërkon 84 vota, është i treti nga paketa e ligjeve me shumicë të cilësuar, që pritet të miratohet në vijim në Kuvend, pas marrëveshjes PD-PS të dy javëve më parë. Ndërkohë, sot në Kuvend, ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se ndryshimet në ligjin "për sektorin e energjisë elektrike" synojnë stabilitetin e kompanisë KESH si dhe të financave publike të vendit.
"Ndryshimi i ligjit është një hap i parë për të krijuar mundësinë që kompania KESH të mos vazhdojë të importojë me 145 lekë kilovatin e energjisë dhe t'ua shesë kompanive me 70 lekë kilovatin", deklaroi Bode. Ai shtoi se duhet të bëhen edhe një sërë ndryshimesh në mënyrë që gradualisht çmimet e lëndës së parë të reflektojnë konjukturën e tregut dhe jo të jenë të mbuluara dhe subvencionuara nga shteti.
"Duhet t'i japim mundësi konsumatorit që të mos gjendet përballë kësaj rritjeje hiperbolike të çmimit të energjisë elektrike në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare", theksoi më tej Bode. Sipas Bodes, arsyeja pse nuk është bërë më parë ky ndryshim në ligj, lidhet me faktin se konjuktura e çmimeve ka qenë e tillë që mund të përballohej. "Sot nuk mund të përballohet. Duhet të ketë të tjerë hapa për t'iu përgjigjur kësaj situate në nivel rajonal dhe global", u shpreh ministri Bode. /Start/
2011-11-24 15:18