Rama në Bruksel, takim me Fylen për situatën politike

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet për një vizitë në Bruksel ku pritet të takohet me komisionerin për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle.
Takimi mes kreut të selisë rozë dhe Fyles pritet të zhvillohet sot pasdite ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë situata politike në Shqipëri.
Në vazhdim Rama do të ketë takime të veçanta edhe me përfaqësues të Partive Europiane Socialiste.
Vizita e shefit të opozitës vjen vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes me Partisë Socialiste dh asaj demokratike në lidhje me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe paketa e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel shoqërohet nga deputetët Taulant Balla dhe Ditmir Bushati.