Edmond Doko: Tregu kaotik ka mbytur vlerat muzikore
Për të pestin vit radhazi do të organizohet në qytetet turistike të Sarandës dhe Himarës, Festivali i Bandave Frymore. Datat e aktivitetit janë nga 10 deri më 15 korrik dhe këtë vit do të marrin pjesë 20 trupa. Përveç muzikanteve shqiptare, në festival
do të marrin pjesë edhe banda frymore nga Greqia, Italia dhe Maqedonia. Festivali do të shoqërohet këtë vit, për herë të parë, edhe nga akademia verore e muzikës, e cila do t'i kushtohet historikut gati 1 shekullor të bandave frymore në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për gazetën drejtori Artistik i Festivalit, Edmond Doko tregon se ky eveniment i shërben dhe promovimit të krijimtarisë muzikore. Si një specialist i muzikës, pasi ka 30 vjet që merret me të ai pohon se sot ka shumë probleme në tregun muzikor shqiptar, të cilat nuk lënë të dalë muzika e vërtetë, ajo që ka vlera artistike. Ndërkaq që për herë të pare, paralelisht me festivalin nga K.O.F organizohet dhe Akademia Muzikore Verore. K.O.F nëpërmjet festivalit si dhe aktiviteteve të tjera, vitet e fundit ka arritur që të rizgjojë e gjallëroje traditën me se 100 vjeçare të Orkestrave Frymore.
-Si drejtor i Festivalit të Orkestrave Frymore që këtë vit mbërrin në edicionin e tij të 5, çfarë mund të na thoni?
Festivali ka një jubile, pasi është 5 vjetori i tij dhe ne kemi filluar që të punojmë mbi këtë aktivitet që këtë vit është jubilar dhe meqë jemi në prag të fillimit të tij do të thosha që ndjehet një mirëorganizim i mirë i trupave frymore që do të marrin pjesë në këtë eveniment muzikor, por dhe i orkestrave e pjesëmarrëse që janë nga Tirana, e ndërkohë që pjesëmarrja do të jetë më madhe nga vjet, pasi do të ketë më shumë trupa nga jashtë vendit. Festivali zgjat 6 ditë dhe nuk do të jetë vetëm në qytetin e Sarandës, por dhe dy ditë ai do të jetë dhe në Ksamil.
-Jeni një emër i njohur në muzikën shqiptare, por sipas jush cili është sot problemi më i madh?
Në muzikën shqiptare ka probleme. Sigurisht që është një mozaik i madh dhe këto vite tranzicioni sigurisht që e kanë pasuruar në shumëllojshmërinë e vet muzikën në tërësinë e saj. Kemi fenomene të ndryshme artistike, por kemi atë konsolidim nga njëra anë të një lloj tregu që i takon muzikës së lehtë dhe asaj popullore, ndërsa në muzikën e kultivuar ka pasur një stepje të saj dhe kjo sepse çdo gjë sot matet me koston dhe sipërmarrjet e mëdha janë më të reduktuara, por në vitet e fundit ka një tendencë ashtu siç ishte paraqitja e një vepre si ajo e Ermir Dergjinit, apo opera e Aleksandër Peçit dhe ndërkohë që po të mirëpritur kishim dhe një opera të kompozitorit David Tukiçi dhe nuk është pak që të shkruhet dhe të vihet në skenë një opera kombëtare. Dhe për mua kjo është sukses. Nga ana tjetër për muzikën simfonike instrumentale ka një stepje dhe nuk e di se nga se buron, por më tepër kjo është një çështje personale e autorëve, por dhe të shkollës së krijimtarisë dhe ka të bëjë me inspirimin që kanë autorë të ndryshëm, por dhe me kushtet që u krijohen. Në TKOB ka një politikë të tillë të mirë dhe ne shikojmë herë pas here vënie të muzikës së traditës dhe kjo është mirë, ndërsa për muzikën instrumentale simfonike janë disa festivale sa i takon muzikës së dhomës, të cilat zhvillohen nën suazën e Akademisë së Arteve apo të orkestrës së RTSH, por sa i takon pjesës që unë njoh do të thosha që TKOB në një lloj mënyre ka qenë mbrojtëse dhe aspirues për tu shkruar dhe për tu vënë në skenë vepra nacionale.
-Çfarë mendoni për veprat kombëtare?
Çdo vepër si kombëtare apo dhe ajo e autorëve të huaj ka vlerat e saj, si nga përmbajtja ashtu dhe nga stilet, mënyra e të shkruarit të muzikës dhe nga ana tjetër kjo i shkon për shtat dhe diversitetit kulturor, sepse nga volumi i madh i punës në skenën e TKOB janë kristalizuar dhe shijet e publikut dhe këto nuk duhen injoruar. Ka një publik klasik, i cili parapëlqen teatrin italian, një tjetër pëlqen diçka tjetër dhe ka të tjerë që janë për një shije më të avancuar dhe duan që të dëgjojnë një muzikë më moderne dhe kjo nuk ka munguar siç ishte vepra Salome, por ka dhe nga ata që duan të dëgjojnë muzikë nacionale dhe ky publik e ka gjetur veten në TKOB.
-Si një specialist i muzikës, si e shikoni sot tregun muzikor shqiptar?
Unë besoj se duhet të ketë një raport të mirë dhe tregu muzikor të mos keqkuptohet si një mundësi për të prodhuar diçka, që bën bum dhe është pa vlerë, p.sh nëse tregu kërkon domate të prishura, dhe ne duhet të prodhojmë domate të tilla, pasi mjafton që fitojmë, kjo nuk është e drejtë. Duhet që forcat e përgjegjshme krijuese artistike, qoftë individuale, shoqata etj, të kenë përgjegjësinë për të kuptuar rolin tyre në zhvillimin kulturor të një shoqërie. Artistët e përgjegjshëm në të gjitha rastet prodhojnë dhe një art të përgjegjshëm. Kjo ka të bëjë dhe me më mënyrën e të parit ngushtë të gjërave, me shikimin e fitimit, të asaj që quhet komerciale, por në të gjitha rastet kjo është afatshkurtër. Nuk ka ndodhur në botë që një artist komercial të jetojë gjatë pasi dhe vetë tregu seleksionon, vetë publiku me shijet e tij i seleksionon dhe ne dimë që kjo do të ndodhë. Televizioni në një farë mënyrë të shtrydh, pra i shfrytëzon për momentin dhe ne dimë që ata do të largohen, ndërsa artistët që janë më të qëndrueshëm do të qëndrojnë më gjatë. Në një lloj mënyre e përjetësojnë dhe veten me veprat e tyre të mira.
-Po muzika e lehtë shqiptare?
Duket sikur para viteve 90 është shkruar vetëm një muzikë e shkëlqyer, por unë do ta kundërshtoja këtë. Ajo është pranuar që ka qenë një muzikë e politizuar, por sigurisht në ato produksione që ishin në ato vite në festivale, në një sasi aq të vogël këngësh, me 24 këngë në prodhimet e festivalit të fundvitit 3 këngë do të dilnin të mira, dhe sot prodhohet shumë më tepër, por unë them se dhe sot ka këngë shumë të bukura, por meqë tregu është i madh dhe kaotik ne e kemi të vështirë të dallojmë perlën mes shumë gurëve të futura në fund të detit, sepse ajo ekziston, por ajo thjesht është e përmbytur Me kalimin e viteve do ta shohim që kjo perlë do të dali vetën në sipërfaqe dhe nuk do të kemi ne nevojë që ta gjejmë. Shteti duhet të jetë larg kësaj pune, sepse në radhë të parë kjo është një lloj marrëdhënie mes autorit dhe interpretit si dhe publikut, është një marrëdhënie e tillë, por shteti është vetëm një rregullator.
-Çfarë duhet të bëjë ai sipas jush?
Shteti të ngrejë institucionin e së drejtës së autorit, të ngrejë këto institucione për luftën kundër piraterisë, janë ngritur por ato duhet të forcohen dhe në bazë të eksperiencave evropiane, sepse ne po shkojmë drejt Europës. Dhe në këtë kuadër ne do të inkuadrohemi kështu që forcimi i këtij kontrolli tatimor sjell dhe rezultate. Është vetë tregu që do ti thotë muzikës së keqe ndalu dhe ajo perla të dali vetë në sipërfaqe.
-Zorba tashmë i mbylli ditët e saj në skenën e TKOB. Ju si dirigjent i saj çfarë mund të na thoni, sa e vështirë ishte për të sjellë këtë vepër para publikut?
Mua më gëzon fakti që në karrierën time relativisht të gjatë është një kënaqësi kur puna jote me trupën që ti drejton së bashku me kolegët vlerësohet dhe mirëpritet nga publiku, dhe ky është dhe qëllimi final i të gjithë njerëzve që prodhojnë art, kështu që kënaqësia padyshim që është padiskutueshme. Sigurisht që arritja e kësaj kënaqësia për publikun persupozon një punë të gjatë dhe të një investim të përbashkët i të gjithë artistëve për të arritur në të tilla arritje. Sa i takon veprës ajo është një vepër që i erdhi për herë të parë publikut tonë dhe ka një avantazh që veç bukurisë së saj si vepër, ajo ka një mesazh universal. Vepra është një balet që i ka kaluar përmasat e kulturës greke dhe është pronë e kulturës ndërkombëtare. Veç kësaj bukurie, vepra ka dhe afërsinë dhe psikologjinë e dy popujve tanë, që përcjellin mirë kulturat e njëri-tjetrit që do të thotë si në pikëpamje intotative apo në pikëpamje të një estetike të përbashkët të të pari