E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalon projektligji për dublimin e KLSH, deputetët e opozitës pranojnë draftin për inspektimin financiar

Miratohet me 11 vota pro projektligji, Ministria e Financave: Ligji nuk interferon me KLSH

Kalon në parim në komisionin e ekonomisë projektligji Për inspektimin financiar publik. Drafti ka marrë OK e 11 anëtarëve të komisionit ndërkohë që katër prej përfaqësuesve të opozitës abstenuan. Projektligji është hartuar në kuadër të reformës për përmirësimin e menaxhimit të financave publike detyrim ky që lind nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Në të parashikohen

gjithashtu dhe masa administrative me gjobë në rast shkeljes apo dhe kërkesë për procedim penal. Me këtë projektligj synohet ngritja e funksionit të inspektimit financiar publik në Ministrinë e Financave dhe kryerja e këtij funksioni në mënyrë ad-hoc për raste serioze të keqmenaxhimit financiar, mashtrimit dhe parregullsive.


Drafti
Projektligji i Ministrisë së Financave parashikon që çdo njësi e qeverisjes së përgjithshme ku përfshihet qeverisja qendrore, vendore por dhe fonde speciale, çdo shoqëri tregtare publike, organizata publike jofitimprurëse, autoritetet e përbashkëta që zotërohen,
kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësi të qeverisjes së përgjithshme ose në të cilën një njësi e qeverisjes së përgjithshme zotëron apo kontrollon një pjesë të pasurisë, e cila i jep pronarit të drejtën e kontrollit, si dhe çdo njësi apo individ që përfiton fonde publike apo fonde në bazë të një marrëveshjen ndërkombëtare. Saktësohet se përgjegjësi kryesor për inspektimin financiar është ministri i Financave i cili përcakton dhe kriteret për përzgjedhjen e inspektorëve financiarë. Do të jetë po ministri që do të përcaktojë metodologjinë e inspektimeve. Autoriteti përgjegjës për fillimin e inspektimeve do të jetë nëpunësi i parë autorizues i cili e nis këtë procedurë vetëm pas një kërkese, apo ankese dhe jo me programe apo plane të paracaktuara.


Inspektimi
Për nisjen e inspektimit mund të shërbejnë raporte apo dokumente që vërtetojnë shkelje në menaxhimin financiar, raportet e menaxhimit dhe kontrollit financiar, raportet e auditit të brendshëm, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kërkesat e Këshillit të Ministrave, kërkesat e ministrit të Financave, kërkesat nga titullarë dhe nëpunës autorizues të njësive publike si dhe kërkesa të bëra nga prokurori i Përgjithshëm. Për zbatimin e këtij  projektligji do të krijohet në Ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Inspektimit Financiar publik e cila do të shqyrtojë kërkesat dhe ankesat përkatëse. Punonjësit e kësaj drejtorie do të jenë nëpunës civil dhe do të zgjidhjen në bazë të kritereve të ligjit Statusi i nëpunësit civil. Ligji parashikon dhe masat për shkelësit. Kështu në bazë të nenit 23 parashikohet që për çdo shkelje apo mospërmbushje të detyrimeve ligjore konsiderohet kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 40 000 deri në 70 000 lekë. Gjithashtu në rastet kur dokumentacioni vërteton kryerjen e një shkelje penale përcaktohet kryerja e kallëzimit penal tek organet e prokurorisë.


Menaxhimi financiar
Ministria e Financave harton projektligjin Për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Drafti parashikon kontrollin e të gjithë strukturave publike madje edhe ato të financiare nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që deri më tani, këtë funksion e kryen vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kompetencat përqendrohen në duart e ministrit të Financave, i cili do të kontrollojë të gjitha lëvizjet që kryhen nga këto struktura. Madje ministri merr të drejtën të gjykojë dhe ndëshkojë edhe drejtuesit e strukturave publike që nuk realizojnë detyrat. Drafti ka mbërritur në kuvend dhe pritet miratimi i tij në komision. Grupi hartues i draftit ka parashikuar kontrollin e brendshëm financiar publik në tërësinë e sistemit të kontrollit të brendshëm që ushtrohet nga njësitë publike për të garantuar se menaxhimi financiar kryhet sipas rregullave. Ky ligj përcakton rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimin financiar të kontrollit të njësisë së sektorit publik të republikës së Shqipërisë si dhe përgjegjësitë e menaxherit për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin. Ndërkohë qëllimi i këtij ligji është përdorimi sa më eficent, efektiv dhe ekonomik i burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës e të ngjitshmërisë si dhe shmangia e shpërdorimit e keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.


Detyrimet
Në këtë projekt ligj trajtohen disa aspekte më të rëndësishme. Sipas projektligjit mësohet se jepet kompetenca e menaxhimit financiar dhe kontrollit, përcaktohen përgjegjësia e ministrit të Financave dhe udhëzimet dhe manualet standarde që ai miraton në këtë fushë. Një tjetër pikë është përcaktimi i përgjegjshmërisë menaxheriale për titullarin e njësisë së sektorit publik, nëpunësit të autorizuar nëpunësit zbatues, koordinatorit të riskut dhe menaxherëve të njësisë. Në projektligj është futur dhe e drejta e delegimit të disa të drejtave dhe detyrave të nëpunësit autorizues nëpunësit zbatues dhe menaxherëve të tjerë në shkallën hierarkike, brenda njësisë publike dhe duke vendosur theksin në ruajtjen  e nivelit të përgjithshëm. Në këtë projekt ligj përcaktohet gjithashtu detyrimi për nëpunësit e autorizuar për nënshkrimin e deklaratës së sistemeve të kontrollit të brendshëm për vitin e mëparshëm, gjeq ë sjell sipas draftit rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale, garantimit të titullarit për realizimin në kohë të objektivave për politikat e vendosura. Deklarata e cilësisë është inputi kryesor i raportit të Ministrisë së Financave për Kuvendin e Shqipërisë për cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm në sektorin publik.

Aldeda: Inspektimi nuk interferon KLSH
Drejtoria e  Inspektimi financiar një institucion në varësi të Ministrisë së Financave, nuk dublon Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe auditin e brendshëm.  Zëvendës ministri i Financave Nezir Aldeda, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës për përplasje kopetencash, tha se ligji është standard evropian dhe pjesë e kushteve për liberalizimin e vizave. "Veprimtaria e inspektimit financiar nuk interferon dhe as nuk e dublon veprimtarinë e KLSH, ose të auditit, apo pushtetit vendor ose institucione të tjera të çfarëdolloj natyre qofshin. Përkundrazi, ajo plotëson dhe qartëson aktivitetet e paplanifikuara dhe të rastit që vijnë nga kërkesat e qytetareve të medias, apo kur kërkohet nga institucion i veçante shtetëror dhe problematik, vetëm të veçante ose të momentin. Pra, thjesht fotografon dhe sjell faktet mbi ankesat", deklaroi Aldeda.

Ligji kontrollon gjithë fondet publike
Në këtë draft është parashikuar kontrolli i të gjitha fondeve publike përfshirë edhe fondet e Bashkimit Evropian, të cilat mblidhen, arkëtohen dhe mbahen shpërndahen apo shpenzohen nga njësitë e sektorit publik dhe qe përbëhen nga të ardhurat, shpenzimet kreditë dhe grantet për njësitë e sektorit publik. Në kontrollin e brendshëm janë përfshirë edhe proceset integrale të sistemit të menaxhimit financiar e të kontrollit si dhe i auditimit të brendshëm i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të tij qeverisëse, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarisë publike në mënyrë të rregullt dhe eficente. Në projektligj është parashikuar edhe kontrolli i përgjegjshmërisë menaxheriale, sipas të cilës është parashikuar detyrimi i menaxherëve të njësive që në kryerjen e veprimtarisë respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë e të transparencës në administrimin dhe të përgjigjen për veprimet e tyre. Llogaridhënia përfshin çështjet që lidhen me ndarjen e detyrave zhvillimin e menaxhimit financiar bashkërendimin dhe vlerësimin e raportimin për sistemet e menaxhimit financiar e të kontrollit. Llogaridhënia përfshin edhe përgjegjësinë për veprimet e kryera.

Sistemi i kontabilitetit dhe gjurma e auditimit
Sistemi i kontabilitetit është sistem

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›