E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria katastrofë ekologjike, ndotja shkurton 20-30 minuta jetë në ditë

Flet Edvin Pacara, ambientalist dhe drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikave Mjedisore

Ndotja e ajrit, kjo gangrenë që ditë pas dite po kthehet në një mjet vrastar për të gjithë ne, është motivi i cili lakohet e diskutohet më pak nga të gjitha institucionet shtetërore. Për më tepër, pirgjet me mëdha me plehra, të vjetra apo të reja, na shoqërojnë 24 orë të ditës tonë në të gjitha ambientet ku jetojmë. Por sa dimë gjithsecili prej nesh,

në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, a jemi ne koshientë se hedhja e plehrave në çdo vend është një mjet i sigurt për të na shtuar mikrobet në ajër e të cilat më pas me shpejtësi mund të depërtojnë në lëkurën apo në organizmin tonë. Çdo 24 orë në vendin tonë, qytetarëve ju shkurtohen rreth 20-30 minuta jetë, si pasojë e ndotjes katastrofale që ndodhet në ajrin që ne thithim. Përpos kësaj, kryeqyteti jonë, metropoli i dhjetëra qiellgërvishtësve cilësohet si një katastrofë ekologjike nga Edvin Pacara drejtor ekzekutiv, i Institutit të Politikave Mjedisore. Në një intervistë të dhënë për gazetën SOT Pacara sqaron me detaje se kush janë zonat e ndotura, e cilat janë të vërtetat e ajrit që ne thithim përditë në kryeqytet e më gjerë. Ndër të tjera, Pacara thekson faktin se, me mijëra italianë vijnë çdo vit, të organizuar nga agjenci gjuetie të cilat me 3000-5000 euro paguajnë çdo vit, lejet e marra nga organizmat shtetërorë, e kanë të drejtën e cila në këtë rast flagrant, është dhënë nga vetë Ministria e Mjedisit të vrasin çdo gjë të gjallë (përveç njerëzve) që u pëlqen, pa kuota e pa kontrolle.

- Çfarë mund të na thoni për ndotjen e mjedisit në vendin tonë, është folur shpesh për të por cilat janë të vërtetat e ajrit që thithim përditë?
Gjendja e ndotjes së mjedisit në vendin tonë, është në përmasat katastrofale sidomos Tirana është një katastrofë ekologjike, kjo gjë sa vjen e shtohet dhe është vrastar, fakti që çdo ditë automjetet lëshojnë tymra e gazra e për këto nuk ndërmerret asnjë masë e nuk ka asnjë mekanizëm të kontrollojë e të reduktojë në masë, ndotjen që shkaktohet në këtë rast. Në BE niveli maksimal i PM 10 (grimcat e respirueshme) është 80 për ppm që është part për milion dmth 80 grimca lëndë të huaja lejohen në 1 milion grimca ajër. Ndër këto 80 është vlera maksimale nëse kalon 80 shpallet gjendje emergjente shpallet ajër i ndotur dhe shteti që i kalon 80 ppm PM 10 merr gjoba nga BE. Përsa i përket ndotjes në vendin tonë,  vlera e këtyre PM10 te 21 dhjetori në Tiranë arrin 620 ppm tani vetëm për pak duhet të imagjinojmë,  çfarë ndotje është aktualisht në vendin tonë.

- Po në kryeqytet sa llogariten masat e ndotjes, e si ndikojnë ato në shëndetin e qytetarëve?
Në kryeqytet, ndotja është në masa katastrofale, asgjë nuk bëhet për reduktimin e elementëve të tymrave, helmeve, blozës, e pluhurit që të gjithë ne jemi të detyruar ta fusim në mushkëritë tona në çdo moment të ditës. Në Tiranë, normat e ajrit,  tejkalon 1 apo 2 ppm që është maximalja në vendet e tjera evropiane. Normat e ndotjes PM10 te 21 dhjetori në Tiranë arrin 620 ppm e në këtë kontekst dua të sqaroj ndotjen që është  këtu. Tirana gjithashtu është e ndotur jo për 1 a 2 ppm më tepër, por për 540 ppm më shumë dmth nga 6-8 herë më e ndotur se vlerat maksimale. Mesatarisht kryeqyteti të cilin e preferojnë qytetarët sidomos ata të zonave të thella, të cilët e shohin si metropol, ku jeta të sjell mundësi të shumta është nga 2-3 herë më e ndotur (ajri) sesa vlera maksimale e ndotjes së lejuar në BE. Kjo shpjegohet më qartë, se ne nuk thithim ajër por përzierje toksinash, helmesh dhe pluhuri. Për këtë nuk ka nevojë për aparatura e shkencëtarë por mjafton të ngjitesh, në Linzë a në Dajt, dhe mund ta shohësh Tiranën me një re të madhe të zezë që mbulon gjithçka. Nga ana tjetër nëse do të marrim edhe një faktor tjetër që në këtë rast dua ta përcaktoj si një prej elementëve i cili është uji, ku ndotja e mikrobet ndikojnë në mënyrë direkte në shëndetin e njeriut, mikrobet që shpërhapen me shpejtësi nga ndotja që ndodhet në ujin e pijshëm mund të themi që është vdekjeprurëse.

- Instituti që ju drejtoni, çfarë ka dhënë ndonjë ndihmë konkrete në ndryshimin e statistikave ose problematikave të ndotjes?
Në lidhje me reduktimin e gjallërimin e gjallesave që do të përmirësonin mjedisin në zonën e bregut të lumit gjatë muajit të kaluar ka përfunduar edhe një projekt për ndërtimin e një ligatine e ideuar nga Instituti u Politikave Mjedisore për reduktimin e Ushqyesve të ujërave të Lumit të Tiranës. Ky projekt që ka kushtuar 13 dollarë dhe vlen për uljen e ndotjes në Lumin e Tiranës e cila është një zonë tepër problematike në kryeqytet nuk u ndihmua nga asnjë institucion shtetëror. Përsa i përket ligatinës dhe ndihmës që jep ajo në uljen e reduktimit të mjedisit, dhe të ndotjes nga specialistët. Sipas studimit që kanë bërë organizatat mjedisore, Lumi Ishëm formohet nga bashkimi i lumit të Lanës, në Tiranë, me degën e lumit të quajtur Tërkuza e Zezë. 2 lumenjtë e parë, Lana e Tirana janë aq të ndotur saqë nuk mund të quhen më lumenj, por kanale të ujërave tepër helmues. Gjatë rrjedhjes së tij, lumi Ishëm përshkon rrethin e Tiranës e të Durrësit, deri në grykëderdhjen e tij afër lagunës së Patokut. Ujërat e tij janë aq të ndotur, saqë të mbjellat e ujitura me këto ujëra thahen e vyshken. Ndërkohë kjo është vetëm një nga idetë tona e cila ndikon direkt në përmirësimin e ndotjes. Por në lidhje me këtë desha të them që jam shumë i zhgënjyer pasi, pikërisht ishim te ligatina që kemi ndërtuar dhe jam shume i indinjuar, pasi kishin shkulur kallamat kishin hedhur mbeturina e për më tepër banorët na kërcënuan se duhet ta hiqnin ligatinën pasi ajo do të përdorej nga banorët si pronë private. Kjo është diçka e papranueshme pasi ajo nuk është prona e askujt por është pronë shtetërore. Dua të them që nuk ka sensibilizim të qytetarëve, nga organizmat shtetërorë.

- A mendoni se janë marrë masa nga institucionet në lidhje me këtë problem, i cili ditë pas ditë po shkurton jetë njerëzish?
Nuk ka vullnet politik për ta parandaluar ose zgjidhur atë dmth nuk fare vullnet nga palët politike për të prekur çështjen e mjedisit, që është dhe vetë jeta dhe e që do të jetë pengesa kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Nëse do të merrnim ligjin e duhanit dhe me atë mund të shpjegojmë çdo gjë. Duhani është shembulli më konkret i qëndrimit ndaj mjedisit. Asgjë nuk funksionon dhe nga Ministria përgjegjëse që është ajo e Mjedisit, nuk ka asnjë politikë konkrete për ndërgjegjësimin e qytetarëve në radhë të parë e për më tepër, edhe ligji që merret me reduktimin e ndotjes elementëve të saj ende nuk është miratuar. Mungojnë studime konkrete sa ndikon në jetët tona, ajri i ndotur, të gjitha statistikat janë të huaja edhe nga Institucione të tjera nuk ka asnjë masë konkrete, për më tepër që ndotja po kthehet tashmë një nga shkaktarët kryesore edhe pse jo në mënyrë direkte, por me anë të sëmundjeve të shumta në një nga faktorët i cili ndikon në vdekshmërinë më të lartë.

- Po në lidhje me biodiversitetin, çfarë mendoni a janë marrë masa në lidhje me këtë problem, e si ndikon në mjedis?
Nga fillimi i viteve 2000 e deri më sot, me mijëra italianë vijnë çdo vit, të organizuar nga agjenci gjuetie të cilat me 3000-5000 euro paguajnë çdo vit, lejet e marra nga organizmat shtetërorë, kanë të drejtën e cila në këtë rast flagrant, është dhënë nga vetë Ministria e Mjedisit që të vrasin çdo gjë të gjallë (përveç njerëzve) që u pëlqen, pa kuota e pa kontrolle. Nuk ka statistika për kafshët e mbetura gjallë pasi statistikat do të nxirrnin në pah shkallën e shkatërrimit dhe vrasjeve që njerëzit po i bëjnë faunës në Shqipëri. Vetëm dihet se nga studimet e biologëve e natyralistëve shumë të paktë shqiptarë, që shumë shpendë e kafshë nuk folezojnë e ndërtojnë strofkulla më në Shqipëri pasi e dinë që i pret vdekja ose ndoshta vriten para se të arrijnë që të ndërtojnë fole e strofkulla. Te ne ka parqe kombëtare vetëm në letër, pasi parqet kombëtare nuk kanë roje, nuk kanë kontroll dhe me e keqja është se jepen leje për

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›