E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferi: BE, projekt-ide per Kalane e Beratit

Ne vitin 2010, fale nje investimi nga Bashkimi Europian, parashikohet nje nderhyrje e forte ne Kalane e Beratit, nje projekt-ide qe tashme eshte aprovuar nga Keshilli Kombetar i restaurimeve. Kete e deklaroi vete ministri i Turizmit, Kultures, Risine dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi, ndersa inspektonte dje punimet restauruese ne qytetin e Beratit, te cilat jane ne perfundim e siper. Ai vizitoi ambjentet prane lagjeve te vjetra historike, Gorrice, Mangalem dhe Kala, ku edhe takoi banore te ketij qyteti. "Berati tashme i perket trashegimise boterore te turizmit, dhe si i tille eshte dhe do te jete nen vemendjen e qeverise shqiptare dhe MTKRS-se", tha ai ne fjalen e tij. Ky projekt perben nje pjese te atij investimi te madh te qeverise shqiptare dhe MTKRS-se mbi restaurimin dhe funksionalizimin e qendrave te trashegimise kulturore, i cili kap vleren prej 60 milione lekesh. Projektet e financuara nga buxheti i shtetit ne Berat, per here te pare kane trajtuar mbi 75 objekte ne nje lagje te vetme historike ose mbi 4500m2 punime, duke u pershtatur me se miri me kerkesen e kohes per trajtime ne ansambel te trashegimise kulturore materiale. "Punimet ne banesat e djegura ne Kala jane nje tjeter kontribut i rendesishem i MTKRS-se, ndaj me kete rast shpreh shqetesimin tim personal per qytetaret te cilet demtojne banesat e tyre duke shkaktuar deme te pariparueshme. Ndeshkimi ligjor per keto raste duhet te jete i shpejte dhe konseguent", deklaroi ministri Xhaferi, duke shtuar se Berati eshte trashegimi boterore e njerezimit dhe si e tille vemendja e te gjitheve duhet te jete maksimale. Sipas tij, shume shpejt, vemendja do te kthehet edhe drejt trashegimise shpirterore. Ai vizitoi mes te tjerash edhe njeren nga banesat me karakteristike beratase, qe njihet si "Banesa e Memes.
Nderkaq, ndricimi dekorativ i lagjes Mangalem, eshte gjithashtu nje tjeter risi ne serine e projekteve per kete qytet. MTKRS-ja po harton nje projekt tjeter per simotren e Beratit ne UNESCO, qytetin e Gjirokastres, me qellim qe edhe pazari karakteristik atje te jete i ndricuar dhe ne stilin qe perputhet me vlerat e tij boterore. Ne fjalen e tij, kreu i MTKRS-se vuri theksin ne faktin se gjithe ky investim i dikasterit qe ai drejton, synon qe trashegiminine kulturore ta vere ne sherbim te turizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›