E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerëz si Hillari Klinton, edhe në humbje, na japin mesazhe!

Me keqardhje e përcolla humbjen e znj.Klinton në fushatën paraprake zgjedhore. Isha totalisht mbështetësi i Hilari Klintonit për të zënë vendin e Presidentes së Parë grua në Shtëpinë e Bardhë, po nuk ndodhi. Po me e rëndësishmja është qendrimi i Zonjës së Madhe Klinton, diçka që ajo deklaroi në një nga fjalimet e saj. Duhet të behet pjese e ndërgjegjes së çdo gruaje politikane, sidomos tek ne:

-“Unë jam në këtë garë në emrin tim personal, por edhe në emër të grave të SHBA-së, të cilat shohin tek unë shpresën e një NDRYSHIMI, e kapërcimit të një PENGESË të konsideruar deri tani të pamundur. Unë jam këtu për ato GRA që LINDËN në EPOKËN, kur femrat NUK KISHIN të DREJTË VOTE e që nuk duan të vdesin pa PARË një femër në Shtëpinëe BARDHË. Si femra e parë për kandidate në këtë garë, unë ndjej thellë brenda vetes, përgjegjësinë për ta çuar garën deri në fund”.

Dhe fundi i saj ishte i shkëlqyer, me një mesazh të madh tjetër, nga i cili, ka e duhet të mësojë secili e veçanërisht gratë me prirje dhe sipërmarrje politike në Shqipëri. Për hir të atdheut, theksoi ajo, megjithëse bëra këtë fushatë përballë rivalit tim nga e njëjta parti, ajo do të sakrifikonte veten dhe bashke me Obamën, siç e tha vetë, do të punojë njësoj si të ishte Presidente.

Urime asaj, urime DEMOKRACISË në SHBA që na jep një mesazh të mire!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›