E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kritikon ashper Shqiperine per ekstradimin e Rrapos

Numri ne rritje i vendeve anetare qe kohet e fundit kane injoruar masat e perkohshme te urdheruara nga gjykata ne baze te Rregulles 39 eshte nje shqetesim i madh i Kuvendit. Vendet anetare duhet te jene plotesisht ne pajtim me permbajtjen dhe frymen e masave te detyrueshme treguar sipas Rregulles 39. Praktika te tilla jane te papergjegjshme dhe te minuar autoritetin e Gjykates ka thene reporteri i Keshillit te Evropes David Darchiashvili.

Me tej ne raport konsiderohet si cenim te Gjykates se Strasburgut per derisa nuk eshte zbatuar urdhri i dhene prej saj ne lidhje me ekstradimin e Rrapos. Madje Darchiashvili shprehet se Asambleja Parlamentare e KE-se do te debatoje rreth kesaj ceshtjeje. Asambleja Parlamentare do te diskutoje rreth kesaj ceshtjeje ne sesionin e janarit dhe sigurisht do te mbaje nje qendrim te qarte per te denuar fuqimisht mos respektimin ne menyre te pranueshme te kerkesave te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut deklaroi me tej.

Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u ekstradua me 24 nentor drejt SHBA-ve ende pa u marr nje vendim nga Gjykata e Larte e Shqiperise ashtu sikurse kishte kerkuar Gjykata e Strasburgut. Rrapo u rrezuar ne korrik te ketij viti dhe qe prej atehere ai qendroi ne qelite e paraburgimit gjet sa u ekstradua ne oret e hershme te mengjesit te 24 nentorit. Ky shtetas akuzohet per nje sere krimesh dhe ne baze te akuzave rrezikon te denohet me vdekje ne baze te ligjeve te SHBA-ve teksa ligjet shqiptare nuk e parashikojne nje denim te tille. /Saimir Lleshi/

2010-12-01 0909

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›