“Kam vendosur të kandidoj për PD e Tiranës”
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në vitin 2003 dhe një prej deputetëve të kryeqytetit, Besnik Mustafaj shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PD-së së Tiranës. Ndërkohë në ditët e ardhshme, pritet të dalë edhe rivali i Mustafajt, i cili do të ketë mbështetjen e Kryeministrit Berisha.
Sonila Meço
Kandidimi
Ish-ministri i Jashtëm i kabinetit “Berisha” e bëri të ditur dje, lajmin gjatë një interviste në TV Klan. “Unë do të jem shumë i involvuar në këtë fushatë. Unë kam vendosur që të jem kandidat për drejtimin e Partisë Demokratike në Tiranë. Partia Demokratike në Tiranë është motori de fakto i krejt PD-së, jo vetëm se është kryeqendra, por edhe sepse në Tiranë janë të përqendruar forcat më të mëdha intelektuale të vendit, aderuese në Partinë Demokratike”, deklaroi Mustafaj. Sipas sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, fushata elektorale e vitit të ardhshëm është shumë e rëndësishme për partinë në pushtet. Mustafaj thotë se për të kërkuar një mandat të dytë, PD-së i kërkohet “një vitalizim jashtëzakonisht serioz, një modernizim, një rritje e demokracisë brenda saj, një përfshirje e të rinjve, një aktivizim i potencialeve historike të partisë, pra në këtë kuptim është një moment shumë i rëndësishëm”.
Si iu duk propozimi i Partisë Socialiste lidhur me hapjen e dosjeve të ish-regjimit komunist?
Ligji “Për hapjen e dosjeve” është temë qendrore e një debati prej 18 vitesh. E vërteta është që janë bërë disa ligje për këtë, disa janë aplikuar, disa jo, disa janë kontestuar, për të mos hyrë shumë në analiza historike. Por mua më duket se tani jemi në fundin e një kohe të mundshme për t’u marrë me këtë të shkuar dhe duhet të merremi në mënyrën më të qartë për të mos iu kthyer më kësaj çështje.
A është kjo mënyra më e mirë?
Aspekti pozitiv me propozimin që vjen nga Partia Socialiste më duket shprehja e vullnetit publik për të qenë konsensual, çka Partia Demokratike e ka kërkuar vazhdimisht. Por formula që shpreh tani Partia Socialiste për të ngritur një komision ad hoc, ndërkohë që komisioni i Ligjeve ka disa drafte, është bërë një punë paraprake dhe dihen pikat ku nuk ka përputhje mes propozimeve të Partisë Demokratike dhe maxhorancës dhe propozimeve të Partisë Socialiste. Pra, mua më duket se propozimi për të ngritur një komision tjetër ad hoc, i cili të fillojë nga e para, kur ne kemi vetëm dy sezone që na ndajnë nga zgjedhjet, mua më duket më shumë një kërkesë...
Pra, Partia Demokratike nuk do ta pranojë krijimin e një komisioni ad hoc, do të lobojë deri në fund për vijueshmërinë...
Nuk ka asnjë vendim nga Partia Demokratike që mund të them sot po ose jo, por di që Partia Demokratike dhe lidershipi i saj ka një vullnet të ngulitur fort, që këtë ligj ta kalojë me konsensusin e opozitës.
Po shohim konfigurime dhe konfigurime të grupeve parlamentare me lëvizje të njerëzve, që nuk po ua dallojmë më ngjyrën e tyre politike. Ju keni një opinion personal për këtë?
Mua nuk më është dukur asnjëherë serioze nga një grup në tjetrin. Ka disa deputetë që lëvizin me miratimin e grupeve parlamentare në mënyrë që të ndihmojë, pasi ka disa standarde për krijimin e një grupi, pasi duhet të jenë shtatë deputetë. Në këtë kuptim ka disa deputetë që huazohen nga grupi te një grup aleat në mënyrë që ky të konstituohet si grup, por në shumicën e rasteve këto lëvizje brenda tre viteve në disa parti dhe grupe parlamentare mua më duken shprehje instabiliteti, që vjen përgjithësisht nga mungesa e detyrimit që kanë kolegët për të dhënë llogari në elektorat. Elektorati është ai që e mban deputetin përpara detyrimit të respektojë angazhimet e tij. Unë në qoftë se jam zgjedhur deputet i Partisë Demokratike, deri në fund t’i qëndroj këtij angazhimi.
Ka kohë për të folur për vitin elektoral, por është e rëndësishme çfarë po bëhet me fushatën brenda partisë. Çfarë po ndodh realisht brenda PD-së, në kuadër të riorganizimit të strukturave të saj?
Partia Demokratike zyrtarisht ka hyrë në fushatën e vet për zgjedhjet e brendshme, çka është një moment shumë i rëndësishëm. Unë, duke qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike, edhe historikisht, mund të them se kjo fushatë brenda partisë është nga momentet politike më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Sepse ne tashmë do të shkojmë në fushatën e ardhshme për të marrë një mandat të dytë, çka do të thotë që i kërkohet Partisë Demokratike një vitalizim jashtëzakonisht serioz, një modernizim, një rritje e demokracisë brenda saj, një përfshirje e të rinjve, një aktivizim i potencialeve historike të partisë, pra në këtë kuptim është një moment shumë i rëndësishëm.
Kanë filluar tashmë këto lëvizje?
Duhet të kishin filluar, por kanë filluar gjithsesi sepse nënkryetari i Partisë Demo-kratike zoti Patozi e njoftoi para disa ditësh njoftoi hapjen e fushatës në shtator. Pra edhe me statut edhe me vendimet e kryesisë (pra, si strukturore, por edhe statutore) fushata është hapur. Unë do të jem shumë i involvuar në këtë fushatë.
Në ç’kuptim?
Unë kam vendosur që të jem kandidat për drejtimin e Partisë Demokratike në Tiranë. Partia Demokratike në Tiranë është motori de fakto i krejt PD-së, jo vetëm se është kryeqendra, por edhe sepse në Tiranë janë të përqendruar forcat më të mëdha intelektuale të vendit, aderuese në Partinë Demokratike. Tirana është faktikisht vendi ku nuk janë më vetëm qytetarët e Tiranës apo ata të ardhur deri në vitin 90. Tirana me shumëfishimin e popullsisë së saj, me prurjet nga gjithë Shqipëria, shumë nga themeluesit e Partisë Demokratike nëpër rrethe në 1990-‘91 tashmë janë anëtarë të Partisë Demokratike në Tiranë, pra në këtë kuptim Tirana do të jetë motori i vërtetë i fushatës elektorale.
Kjo është një iniciativë juaja personale, apo do të varet edhe forumet?
Në bazë të statutit të Partisë Demokratike çdo anëtar i saj mund të kandidojë. Unë e kam marrë këtë vendim, pasi e kam pjekur fort me veten time, kam parë të gjitha anët e mira dhe të dobëta të këtij veprimi tim politik. Unë mendoj se i kam një detyrim Partisë Demokratike në Tiranë për t’u angazhuar më shumë drejtpërdrejtë me strukturat e saj, sepse unë gjithë jetën time politike e kam bërë në Tiranë, demokratët e Tiranës më kanë votuar, që nga 1991 dhe në vazhdim disa herë.
Tashmë e shoh që e paskeni nisur fushatën zoti Mustafaj. E materializuat jo vetëm njoftimin, por edhe nisjen e fushatës...
Është e strukturuar në kokën time ky vendi, nuk është vendim i orës së fundit.
Me sa shoh keni ende shumë energji...
Kam shumë energji dhe shumë vendosmëri.
Zgjedhjet në PD, Imami i pari kandidat
Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami ka qenë i pari, që kërkoi të bëhej pjesë e strukturave drejtuese të saj, pasi të ndaheshin postet shtetërore nga ato partiake. Por mosndryshimi i statutit, i cili solli edhe mosndarjen e posteve, bëri që kandidimi i tij të mbetej vetëm në tentativë, pasi asnjëherë nuk u votua. Gjatë një konference për shtyp Imami nuk përmendi se, për cilin post do të kandidonte, por synimi i tij kryesor ishte posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë, i cili aktualisht mbahet nga Ridvan Bode. Kandidimi i Imamit duket se nuk u prit mirë nga lidershipi i PD-së, teksa nënkryetarja Jozefina Topalli e pyetur në një emision televiziv lidhur me kandidimin e tij tha se: “Ne kemi kaluar 8 vite në një opozitë shumë të vështirë, ndaj memoria në PD vazhdon të jetë shumë e rëndësishme dhe shumë domethënëse”.
PD e Tiranës nga Vejsiu tek Olldashi
Partia Demokratike e Tiranës është dega më e madhe e PD-së dhe si e tillë në krye të saj kanë qenë gjithmonë njerëz me peshë në forumet e kësaj partie. I pari kryetar i saj, i zgjedhur fare pak kohë pas krijimit të Partisë Demokratike, ishte Ylli Vejsiu, i cili ka qenë anëtar i kryesisë së parë të kësaj partie, që zgjodhi Berishën kryetar. Vendin e Vejsiut e zuri Albert Brojka, i cili nga viti 1996 deri në vitin 2000 drejtoi edhe Bashkinë e Tiranës. Por Brojka u largua nga kreu i PD-së së Tiranës në vitin 1999, së bashku me Genc Pollon, Tritan Shehun dhe Petrit Kalakulën. Në kongresin e jashtëzakonshëm të atij viti, kryetar i PD-së së Tiranës u zgjodh Vili Minarolli, i cili mori një mandat të dytë në vitin 2002 dhe e mbajti deri në vitin 2005. Në vitin e rikthimit të PD-së në pushtet, degën më të madhe të kësaj partie e mori Sokol Olldashi, i cili në 2007 konkurroi edhe për Bashkinë e Tiranës.
Zgjedhjet në bazë, PD imiton PS-në
Partia Demokratike duket se do të imitojë kundërshtarin e saj politik, Partinë Socialiste lidhur me mënyrën e organizimit në bazë. Pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ku nuk do të ketë më votim me sistemin maxhoritar të përzierë me proporcional, por proporcional rajonal, pritet të pësojë ndryshim edhe mënyra e organizimit të partisë më të madhe të koalicionit të djathtë.
ADI SHKEMBI
Burime zyrtare pranë Partisë Demokratike bënë të ditur për gazetën se, zgjedhjet në bazë pritet të nisin pas pak ditësh, kur do të ketë edhe një mbledhje të kryesisë së PD-së, e cila do të përcaktojë deri në detaje formalitetet e këtyre zgjedhjeve. Por e reja e këtij procesi është pikërisht përzgjedhja e kryetarëve të qarqeve, të cilët pritet të kenë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen në qershor. 12 kryetarët e qarqeve nuk do të zgjidhen nga baza e partisë, por do të emërohen nga kryesia e PD-së. Sipas këtyre burimeve, të 12 kryetarët e qarqeve do të luajnë rolin e koordinatorit dhe të ndërlidhësit të kryesisë së partisë me bazën. Ndërkohë bëhet e ditur se pas mbledhjes së javës së ardhshme të kryesisë do të rinisë procesi i zgjedhjeve në të gjitha strukturat e partisë, proces i cili nisi para disa muajsh në disa prej degëve. Më konkretisht do të zgjidhen krerët e nënseksioneve, seksioneve, nëndegëve dhe në fund të degëve. Aktualisht, në statutin e Partisë Demokratike, procesi i votimit, i parashikuar në nenin 19, nis pikërisht me zgjedhjen e kryetarit të nënseksionit dhe më pas me zgjedhjen e forumeve të tjera më të larta, deri te kryetari i degës. Pra, megjithëse zgjedhjet e ardhshme do të jenë në bazë të rajoneve, strukturat e Partisë Demokratike nuk do t’i shkrijnë degët e tyre, por do të funksionojnë kryetarët në të 36 rrethet e vendit. Ndërkohë, në mbledhjen e ardhshme të kryesisë pritet të jepen hollësi vetëm për zgjedhjet në bazë, por ende nuk ka asnjë informacion për mënyrën se si do të zgjidhet lidershipi i partisë, përjashto këtu kryetarin, i cili do të zgjidhet nga kongresi që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Pak kohë më parë kryesia e PD-së zyrtarizoi zgjedhjen e strukturave drejtuese të saj, sipas parimit një anëtar një votë.
Statuti i PD
Pjesë e diskutimeve të ardhshme në PD, pritet të jetë edhe rishikimi i statutit. Por burimet e mësipërme bëjnë të ditur se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm për të përshtatur organizimin e ri të partisë me ndryshimet e kodit zgjedhor. Pra, më konkretisht, për të rregulluar mënyrën e zgjedhjeve në degë dhe nëndegë. Ajo që pritej më me interes dhe për të cilën mund të ngjallte edhe debate, ndarja e posteve partiake nga ato shtetërore, nuk do të preket fare. Burimet bëjnë të ditur se nuk do të ketë ndarje postesh në parti, të paktën gjatë rishikimit të statutit për këtë herë. Kryeministri Berisha, megjithëse e hodhi vetëm një ide të tillë një vit më parë, para zgjedhjeve lokale, duket se është tërhequr nga një hap i tillë, i cili mund të ngjallte debate edhe tek ata zyrtarë, të cilët do të prekeshin nga ky ndryshim.
Paloka: Propozimet për deputetë nga degët, vendos kryesia
Në vitin e fundit elektoral Partia Demokratike ka gati formulën për përzgjedhjen e kandidatëve, për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen në qershor të 2009-ës. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Edi Paloka theksoi dje në një prononcim për mediat se, formula parashikon që propozimet të bëhen nga strukturat në bazë dhe më pas duke marrë miratimin e kryesisë, ato do të përfshihen në listën e kandidaturave që sipas rregullave të reja do të jetë e mbyllur. “Propozimet kanë ardhur nga degët dhe pastaj kryesia ka shqyrtuar të gjitha kriteret që ne kemi përcaktuar për këto raste dhe kemi zgjedhur atë që kemi menduar që është kandidatura më e mirë. Kjo do funksionojë prapë, nuk ka gjë të madhe”, u shpreh Paloka. Me ndryshimin e kodit zgjedhor dhe heqjen e maxhoritarit të përzierë me proporcional, dhe në vend të tij vendosjen e një proporcionali rajonal, ndryshime do të pësojnë edhe degët e Partisë Demokratike. Sipas Palokës formula e re do të bëhet në mënyrë të tillë, që partia më e madhe e koalicionit të djathtë të përshtatet me ndryshimet në kodin zgjedhor. “Deri tani ne kemi funksionuar si parti elektorale e organizuar në bazë të zonave elektorale, pra, ka pasur çdo zonë strukturën e saj të PD. Konkretisht, Tirana ka pasur për çdo zonë një nën degë partie, dhe me ndryshimin e kodit zgjedhor sigurisht që dhe ne do përshtatemi sa më mirë, që në zgjedhjet e ardhshme dhe mënyra e zgjedhjes së kandidatëve të jetë e përshtatur me kodin e ri zgjedhor”, theksoi më tej deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka. Ndërkaq, Paloka vuri në dukje se është koha që të rishikohet edhe roli i funksioneve drejtuese në parti, që sipas tij duhet të ndahen nga ato shtetërore, pasi një vendosje e tillë e ka lënë rolin e Partisë në hije tre vitet e fundit. Por kjo çështje së bashku me atë të rikthimit së të larguarve në PD sipas Palokës, janë pika që kërkojnë detyrimisht rishikimin e statutit të partisë.