E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tirana Bank” hap degën e saj të re

 

“Tirana Bank” ka hapur degën e saj më të re në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Shërbimet e kësaj dege kanë nisur që nga data 1 shtator. Në këtë degë të re e cila drejtohet nga një staf i kualifikuar ofrohet maksimumi i produkteve të bankës, ku përfshihen të gjitha llojet e shërbimeve bankare si depozita, kurs këmbimi, thyerje të çeqeve të udhëtimit, Visa Credit Card, Visa Electron, Debit Card, Pagesa Ndërkombëtare, letër garancie, Kredi bankare të ndryshme, shërbim Atm 24 orë, Online Banking etj. “Tirana Bank” është anëtare e “Piraeus Bank Group” dhe operon në bashkërendim me objektivat dhe synimet e Grupit, për të qenë lider në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet, por ruan me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore. Shumë prej bizneseve në Shqipëri e shohin “Tirana Bank”, si një pikë mbështetje të përhershme, për të investuar dhe zhvilluar me tej biznesin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›