E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamatëvonesat, arkëtohen 25 milion lekë

Edhe disa ditë kanë mbetur nga koha e faljes së kamatëvonesave për fermerët. Ndërkohë që ky është viti i fundit i faljes. Çdo banor i fshatit mbi 18 vjeç, mund të derdhë kontributet e viteve bosh dhe të përfitojë gjithë shërbimet e mundshme. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë derdhur 250 milionë lekë më shumë se i njëjti tre mujor i vitit të kaluar

dhe kanë hyrë në skemën e sigurimeve 50 mijë persona më tepër. Një banor në zonat fushore mjafton të derdhë 85 mijë lekë në vit për periudhat e pasiguruara, ndërsa një banor i zonave malore 55 mijë lekë në vit.

Last Updated on E Hene, 29 Mars 2010 19:27

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›