E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama hap sheshin në qendër të Tiranës, gati kantieri për pallatet 20 katëshe për miqtë

Kryebashkiaku fsheh fondin 10 milionë dollarë që dhuroi qeveria e Kuvajtit


Edi Rama ka nisur seriozisht punën për shndërrimin e qendrës së Tiranës, në një kantier ndërtimi, i cili pritet të sjellë jo vetëm trafik dhe shqetësim në lëvizjen e qytetarëve por mbi të gjitha atë që të gjithë i druhen, betonizimin e këtij sheshi nga të katër anët, e jo me shatërvanë,

dyqane apo pallate të ulëta, por me pallate fiks 20 katësh. Ajo çfarë pretendon Rama të nxjerrë nga sheshi në qendër të Tiranës, është një pallat 20 katësh fiks përballë dhe jo shumë metra larg 15 katëshit. Gjithashtu, dy kulla të tjera shumëkatëshe do ti shtohen këtij sheshi ekzaktësisht pranë ish bustit të diktatorit Enver Hoxha. Pas një lumë akuzash dhe kundërakuzash me kryeministrin Berisha, Rama ka nisur punimet për shtrimin e sheshit Skënderbej. Megjithëse disa ditë më parë ankohej se ky shesh kishte mbetur i bllokuar pikërisht për shkak se qeveria nuk ka bërë shpronësimet aty rrotull, pa publikuar asnjë tender, Rama nisi menjëherë punimet nëpërmjet firmës ndërtuese Mak Albania, sapo Olldashi nisi të bënte matjet për asfaltimin me fondet e qeverisë. Nuk ishte sedra, ajo që vuri në lëvizje Ramën si kryebashkiak, por ishin qëllimet e tij klienteliste, në projektin e parashikuar për shndërrimin e qendrës së Tiranës në një botë tjetër. Të gjitha këto ndërtime të reja dhe shumëkatëshe janë parashikuar në planin e ri rregullues të qendrës së kryeqytetit dhe për to ka qenë dakord dhe vetë Rama, i cili sigurisht që do të ketë përqindjen e tij në lejet e ndërtimit.


Sherri bashki-qeveri
Sheshi i Tiranës, pikërisht aty ku ngrihet shtatlartë edhe statuja e figurës së heroit tonë më të madh Skënderbej dëshpërimisht është shndërruar në mollë sherri. Pllakat e bulevardit, herë të thyera e herë të përgjysmuara, trotuaret e mjerueshme në pikën më kritike, e statuja e heroit me një flamur të zbardhur mbi krye nga rrezet e diellit, duket sikur tregojnë se plani i kryetarit Rama për shatërvanët fantastikë që do të krijojnë pasqyra uji, është vetëm një vrimë në ujë. Qendrat e mëdha të biznesit që do të jenë mu në zemër të Tiranës, e sipërfaqet e pafundme plot me gjelbërim janë vetëm një përrallë që më shumë se kurrë, tani nuk bind më askënd. Rama e ka hapur tashmë sheshin për inat të kryeministrit por më tepër për qëllime përfitimesh personale. Rrethimi me tela nga ana e Inspektoratit të Bashkisë, prej monumentit Skënderbej e deri te shatërvani, të sjell ndër mend kohët e errëta të shqiptarëve. Qytetarë që flasin ndër dhëmbë e që smunden të kalojnë dot gjatë pirgut të madh të pllakave të vjetra të bëjnë të ëndërrosh se me rrethim apo pa të do të vijë një ditë që Tirana do të jetë e qytetarëve dhe sdo të gllabërohet as nga kryetari, as nga firma franceze as nga sheiku  kuvajtian që dhuroi për sheshin plot 5 milionë euro. Por pikërisht fillimi i punimeve për rikonstruksionin e sheshit "Skenderbej" këtë fundjavë shënoi zyrtarisht përplasjen e radhës mes bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Njësoj si në rastin e famshëm të mbikalimit pranë Zogut të Zi edhe nisma e bashkisë për rehabilitimin e sheshit "Skënderbej" është cilësuar i parregullt nga ana e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, i cili paralajmëroi edhe bllokimin e punimeve. "Kryetari i bashkisë po ndërhyn në shesh pa pasur një projekt. Ligjërisht qendra e Tiranës ka një plan të aprovuar që është plani francez. Në qoftë se bëhet ndryshim i këtij plani është e domosdoshme që plani të paraqitet për miratim në KRRTRSH të Shqipërisë, gjë që nuk ka ndodhur, ka deklaruar ministri Olldashi ndër të tjera. Ndryshimet nga plani francez janë të thella dhe tërësisht klienteliste që ne nuk kemi ndërmend të lejojmë që pa plan të miratuar të shpenzohen fonde të kontraktuara nga qeveria e Shqipërisë për të bërë ndërhyrje në sheshin 'Skënderbej' që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve", deklaroi Sokol Olldashi, Ministër i PPTT-së dy ditë më parë. Ndërkohë ka qenë vetë kryeministri Berisha i cili i ka kërkuar ministrit Olldashi pak ditë më parë që të fillonte asfaltimin e sheshit "Skenderbej", veprim i cili u pasua menjëherë me aksionin e bashkisë së Tiranës e cila nxitoi të niste punimet sipas projektit të përzgjedhur prej saj kohë më parë. Fondi prej 10 milion euro, që është vënë në dispozicion për sheshin "Skënderbej" në prani të përfaqësuesit të qeverisë kuvajtiane Ismail Alshati dhe atyre të kompanisë MAK - Albania, si kontraktore nuk dihet se ku fshihet. Sipas planit rregullues të Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me kompaninë  franceze,Architecture -Studio, në vend të gropave që janë duke vajtuar e rrugëve të ngarkuara, do të ketë qendra biznesi dhe shëtitore të mbushura me dyqane mode e kafene të vogla. Po sipas këtij plani Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të rrethohet nga shatërvanë që do krijojnë pasqyra uji. Ndërsa Stacioni i Trenit do kthehet në një qendër të madhe biznesi do shtohen sipërfaqet e gjelbra në gjithë këtë hark. Ky është projekti i francezëve, të cilët mesa duket Tiranën duan ta shohin si një Paris të vogël. Gjithashtu, studimi parashikon shtimin dhe pasurimin e pjesës së gjelbër ekzistuese, në territorin e parkut Rinia, vazhdimin në anën lindore të tij me pjesën e gjelbër tek Galeria Kombëtare e Arteve dhe në vazhdim pranë Sallës së Kuvendit. Studimi nuk parashikon dendësimin me objekte, por ruan një ekuilibër të volumetrisë, duke mbrojtur këtë pjesë të rëndësishme të zonës qendrore të qytetit. Pjesa e tretë e këtij projekti do të jetë sheshi i universitetit, i cili do të pastrohet nga shatërvani i vjetër. Ai do të zëvendësohet nga një platforme e ngritur mbi nivelin e rrugës, e cila do të përmbajë një shatërvan të ri në formën e drejtkëndëshit, më i cekët dhe më i pastër.

Premtimet boshe të Ramës, fshihen 10 milion dollarë për sheshin
Midis fajësimeve të ndryshme për projektin e sheshit i cili ka gati dy vjet që fle në sirtarët e bashkisë, Rama, për të dalë nga situata e në përpjekje për të rregulluar imazhin e keq,  ka nisur menjëherë punën në sheshin Skënderbej. Pas këtij reagimi, ministri Olldashi mbajti një konferencë për mediat, në të cilën tha se Bashkia e Tiranës refuzoi ndihmën e qeverisë në vend që të bashkëpunojë për përmirësimin e infrastrukturës publike në shërbim të qytetarëve. Duke iu referuar akuzave të kryebashkiakut Rama se qeveria ka zvarritur shpronësimet, Olldashi tha se Bashkia në të vërtetë nuk ka projekt për sheshin Skënderbej. Është kontraktuar një fond, 10 milionë USD ndihmë e qeverisë kuvajtiane që kur Kryeministri i Kuvajtit vizitoi Tiranën, dy vite më parë, fondi i është ofruar Bashkisë dhe Bashkia e ka sorollatur këtë çështje, akuzoi ministri Olldashi. Në fakt, sheshi është në gjendje të turpshme prej shumë kohësh dhe askush nga bashkia nuk e ka vënë ujin në zjarr për të bërë qoftë edhe një rehabilitim të përkohshëm. Kryebashkiaku Rama duket se është shumë i zënë më punët e partisë, apo me mbjelljen e ndonjë peme nëpër ndonjë rrugë të Tiranës, por nuk gjen dot kohën (sepse paratë i ka aty) për të rregulluar atë pjesë të kryeqytetit, që është edhe simboli i saj në fakt.


Arkitektët që do ndryshojnë Tiranën
Inxhinierët dhe arkitektët që do të përpilojnë projektin dhe do të përpiqen të ndryshojnë imazhin e kryeqytetit të Shqipërisë janë pjesëtarë të kompanisë Architecture-Studio. E krijuar në vitin 1973 në Paris nga 8 arkitektë të asociiuar dhe nga qindra arkitektë dhe inxhinierë urbanistë nga kombësi të ndryshme, ajo ka realizuar disa projekte të spikatura në shumë vende. Të tilla mund të përmenden si: Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Strasburg, Instituti Arab në Paris, Shtëpia e Arteve të Bukura dhe Letrave në Athinë, Universiteti i Dukendouf në Francë, Salla e Ekspozitave në Paris, një hotel në Torino, Kullën e zyrave në Zuo Ying në Kinë, Masterplanin e Qendrës Tregtare në Shangai, Kinë, Bulevardin në Makkal të Arabisë Saudite, Masterplanin e fshatit Olimpik në Greqi, etj. Zyrtarisht ministria e Punëve Publike pak kohë më parë ka bërë të di

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›